Celebrity

Pippa Middleton, nënë për herë të dytë: Zbulohet emri i veçantë i bebit

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2021

Pippa Middleton, nënë për herë të dytë: Zbulohet

Pippa Middleton, motra e dukeshës Kate Middleton, është bërë nënë sërish. Ajo dhe bashkëshorti i saj, James Matthews, janë bërë prindër të një vajze, e cila sipas Page Six erdhi në jetë ditën e sotme (e hënë, 15 mars).

Burime për Page Six thonë se vajza quhet Grace Elizabeth Jane. Nëpër internet, komentohet se motra e dukeshës është frymëzuar nga mbretëresha, por ka pak të ngjarë. Ndoshta ka vazhduar traditën pasi edhe ajo edhe Kate, kanë si emër të dytë emrin Elizabeth. Jane u vendos në nder të së ëmës së James.

Pippa Middleton, nënë për herë të dytë: Zbulohet

Pippa dhe James janë prindër të një djali 2-vjeçar, Arthur. Ata u martuan në 20 maj 2017.