Shqipëria

'Dita e Verës' në pandemi: Si po festohet në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2021

'Dita e Verës' në pandemi: Si po festohet në

Data 14 mars shënon Ditën e Verës, ditë që festohet kudo në Shqipëri, veçanërisht në qytetin e Elbasanit.

Një natë më parë, në disa qytete janë kryer ritet tradicionale të Ditës së Verës. Ndezja e një zjarri në pritje të stinës së pranverës dhe largimit të dimrit ka shoqëruar qytetarët mbrëmjen e 13 marsit, të cilët kanë kapërcyer zjarrin për të simbolizuar "largimin e së keqes".

Masat anti-Covid vendosur nga qeveria, kanë mbajtur në kontroll grumbullimet dhe festimet e mëdha, megjithëse nuk kanë munguar sheshet e mbushura me njerëz në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë, në Tiranë, nuk ka patur aktivitete të ndryshme, si në vitet e kaluara. 

Në 14 marsin e vitit 2019 (që u festua më 17 mars për shkak të motit të keq), ka patur një sërë aktivitetesh përgjatë gjithë ditës. 

Rrugët e ish-Bllokut u pushtuan për 12 orë me radhë nga “Street Party”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u shndërrua në hapësirë lojërash, sheshi “Nënë Tereza” mblodhi të gjithë të apasionuarit pas motorrëve, etj. 

Si çdo vit tjetër, as këtë vit nuk ka munguar ëmbëlsira tradicionale e festës, ballokumet!

'Dita e Verës' në pandemi: Si po festohet në