Celebrity

Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfimojnë ndarjen

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2021

Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfimojnë ndarjen

Pas aludimeve për një ndarje të mundshme, ish-portieri i kombëtares spanjolle Iker Casillas dhe gazetarja sportive Sara Carbonero kanë konfirmuar zërat përmes një deklarate të përbashkët.

?Unë dhe Sara jemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve të lidhjes.

Sot, dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta pasi do të vazhdojmë së bashku detyrën e mrekullueshme si prindër të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim i menduar dhe e vendosëm në mënyrë të ndërsjelltë.? ? shkruajnë ata.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iker Casillas (@ikercasillas)

Në vijim të deklaratës, shtojnë:

?Respekti, afeksioni dhe miqësia do të qëndrojnë gjithmonë. Prioriteti ynë është, nga dashuria dhe përkushtimi, të ndajmë mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve tanë dhe t'i mbrojmë ata në mënyrë që të rriten në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Me këto fjalë ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto janë fjalët e vetme që themi publikisht tani dhe në të ardhmen. Ju faleminderit për mirëkuptimin.?

Lidhja e tyre, e aluduar që prej vitit 2009, u bë publike në mënyrën më spektakolare të mundshme, fill pas përfundimit të ndeshjes me Hollandën që vuloi fitoren e Spanjës në Kupën e Botës 2010. Sara, e cila po raportonte live për Telecinco, kishte pikturuar flamurin spanjoll në faqe dhe po intervistonte Casillas. Ky i fundit, mes euforisë, e puthi me pasion para më shumë se 47 milionë teleshikuesve që po ndiqnin mbulimin e fitores së Spanjës.

Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfimojnë ndarjen

Djali i tyre i parë, Martín, erdhi në jetë në vitin 2014, ndërsa i dyti, Lucas, lindi dy vite më vonë.

Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfimojnë ndarjen

I quajtur gjerësisht si "San Iker" për aftësinë e tij për pritjen spektakolare të topave, Casillas konsiderohet gjerësisht si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave.