Nëse përdorni fjalëkalimin (password) e Netflix të një personi tjetër – motra apo shoqja juaj për shembull – atëherë duhet të lexoni me kujdes, pasi mund të mos e gëzoni më këtë privilegj.
CNN raporton se gjiganti i transmetimit po teston një opsion të ri që mund ta ndihmojë atë të ndalojë shpërndarjen e fjalëkalimit. Netflix po bën njoftime duke u kërkuar përdoruesve të verifikojnë se janë të autorizuar për ta përdorur llogarinë.
"Ky test është krijuar për të siguruar që njerëzit që përdorin llogarinë e Netflix të jenë të autorizuar ta bëjnë këtë," tha një zëdhënës i Netflix në një deklaratë.
Kushtet e shërbimit të kompanisë thonë se llogaritë "nuk mund të përdoren nga individë përtej familjes tuaj".
Kur një përdorues zgjedh profilin e tij në një llogari të përbashkët Netflix, një opsion pop-up do t'i kërkojë të verifikojë llogarinë duke e konfirmuar me një tekst ose email. Përdoruesit mund të zgjedhin ta verifikojnë më vonë, në këtë rast, pop-up do të shfaqet përsëri në një kohë të papërcaktuar. Nëse ata nuk mund të konfirmojnë se janë një përdorues i autorizuar, do t’u kërkohet të krijojnë një llogari të re.
Karakteristika e re është vetëm një provë dhe po shtrihet për një numër të kufizuar të përdoruesve të TV Netflix.
Përditësimi vjen pasi shikueshmëria e Netflix u rrit shumë gjatë pandemisë. Platforma arriti 200 milionë përdorues muajin e kaluar. Por kompania mund të përballet me sfida në mbajtjen e këtij ritmi pasi njerëzit po kalojnë më pak kohë të në shtëpi gjatë vitit 2021, krahasuar me një vit më parë.
Netflix dhe platformat e tjera të transmetimit kanë vite që merren me mënyrën se si të trajtojnë shpërndarjen e fjalëkalimit - dhe nëse duhet të shqetësohen duke u përpjekur ta parandalojnë atë.
- Ç'është aplikacioni 'Instagram Lite' dhe pse Instagram po e (ri)sjell në treg!
- Pasi njerëzit e krahasuan me Hitlerin, Amazon ndryshon në heshtje logon
- 12 prej filmave/serialeve me skenat më erotike në Netflix!
- 13 prej filmave më të mirë të vitit 2021: Sa prej tyre keni parë deri tani?
- Çfarë ka të re në Netflix gjatë marsit
Burimet: CNN, C|Net