"Freed: Fifty Shades Freed as Told by Christian", libri i fundit i Erika Leonard James, ka një datë publikimi. Prej 1 qershorit, njerëzit mund të lexojnë gjithë historinë, parë nga këndvështrimi i mendjes misterioze të Christian Grey.
Trilogjia origjinale tregohet nga këndvështrimi i Anastasia "Ana" Steele dhe rrëfen jetën e saj me një partner dominues. Këto libra nxitën dhe një trilogji filmi me protagonistë Dakota Johnson dhe Jamie Dornan.
Romanet përmbajnë të njëjtat linja historie, por të rrëfyera nga Grey. Libri i parë "Grey: Fifty Shades of Grey as Told by Christian" u publikua në vitin 2015, "Darker: Fifty Shades Darker as Told by Christian", dy vite më pas dhe në qershor të këtij viti do të publikohet edhe libri i radhës. Ky është libri i gjashtë dhe i fundit përmbyllës për "50 Shades", parë nga çdo këndvështrim.
"Kjo histori ka qenë një punë e bërë me dashuri, një gjë që lexuesit e mi e kanë pritur me padurim", tha autorja në një deklaratë në lidhje me "Freed: Fifty Shades Freed As Told by Christian".
"Për mua, si Anastasia Steele, ashtu edhe Christian janë karaktere sfidues, tërbues dhe pafundësisht magjepsës. Të jetosh në kokën e Grey është rraskapitëse, por unë kam eksploruar aspekte të jetës së tij në Freed që ndjekin rritjen e tij emocionale në përgjigje të dashurisë dhe dhembshurisë së Anës."
Filmi "Fifty Shades Freed", i fundit në trilogjinë e filmit, u publikua në vitin 2018.
Burimi: E! Online