Celebrity

Pas kësaj interviste, njerëzit mendojnë se Zendaya pranoi se është pjesë e komunitetit LGBT!

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2021

Pas kësaj interviste, njerëzit mendojnë se Zendaya pranoi se

Zendaya, fituesja e çmimit "Emmy", po mbështetet nga gjithë anëtarët e komunitetit LGBT, pasi korrigjoi një pyetje në një interivstë.

Aktorja e "Euphoria" është pjesë e kopertinës së Vanity Fair të këtij muaji së bashku me talentë të tjerë të Hollivudit, përfshirë Michael B Jordan dhe Charlize Theron. Ajo mori pjesë në serinë e videove "Proust Questionnaire", duke iu përgjigjur 35 pyetjeve të ndryshme në lidhje me jetën dhe personalitetin e saj. 

Zendaya u pyet se çfarë "Cilësie ju pëlqen më shumë tek një burrë" dhe ajo e riformoi pyetjen:

"Po sikur të themi "më pëlqen më shumë tek një person", si mendon?"

"Disa njerëz janë thjesht njerëz të mirë, dhe ju mund ta ndjeni atë", shtoi ajo. "Nuk di si ta shpjegoj, por ekziston një shkëndijë e vogël që ata kanë ose një gjë e vogël e veçantë që të bën të ndihesh e sigurt dhe mirë përreth tyre."

Intervistuesi më pas e pyeti Zendaya-n se çfarë cilësie i pëlqente më shumë te një grua, dhe ajo u përgjigj se do të ishte e njëjta përgjigje.

Njerëzit në Twitter dhe rrjete të tjera sociale përgëzuan aktoren për korrigjimin e bërë, por shumë prej tyre e morën përgjgjen si një deklaratë se Zendaya është pjesë e komunitetit LGBT.

Dikush kritikoi Vanity Fair:

"Ende po iu bëni grave këto lloj pyetjesh në intervista?"

Burimi: Page Six