Bota

‘Një shëmti’: Mijëra spanjollë protestojnë kundër dyerve të reja të katedrales

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2021

‘Një shëmti’: Mijëra spanjollë protestojnë

Planet për të shënuar 800-vjetorin e katedrales madhështore gotike të Burgos me tre dyer të reja prej bronzi kanë shkaktuar reagime të shumta, përfshirë atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) që këshillon heqjen e projektit si edhe kritikët e tjerë të cilët e konsiderojnë projektin €1.2 milion si një "zemërim artistik".

Autoritetet e katedrales në qytetin verior spanjoll thonë se dyert e reja, të dizajnuara nga artisti i njohur Antonio López, janë një vepër e artit bashkëkohor që do të plotësojë “një monument të bërë tashmë në pesë stile artistike, fryt i secilës fazë të tetë shekujve”. Autoritetet tregojnë gjithashtu se dyert e tanishme prej druri janë të vjetra dhe me zor mund të rregullohen.

‘Një shëmti’: Mijëra spanjollë protestojnë

Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke vepruar sipas një raporti nga dega Spanjolle e Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet (Icomos), nuk ka rekomanduar instalimin e dyerve të bronzit, të cilat tregojnë Atin, Virgjëreshën Mari dhe Jezusin si një fëmijë të vogël.

‘Një shëmti’: Mijëra spanjollë protestojnë
Ilustrime të dyerve të katedrales të propozuara nga Antonio López. Foto: Archidiocesis Burgos

Më shumë se 31,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion të zemëruar duke i konsideruar dyert e reja si “eyesore” – pra shëmti, diçka që nuk shihet me sy – duke pretenduar se "asnjë përvjetor nuk garanton trajtim të tillë të keq të trashëgimisë".

‘Një shëmti’: Mijëra spanjollë protestojnë
Ilustrime të dyerve të katedrales të propozuara nga Antonio López. Foto: Archidiocesis Burgos

"Kjo është një mundësi për të lidhur qytetin me të ardhmen dhe për të bërë histori me këto dyer të reja, për të cilat katedralja ka nevojë dhe të cilat do të jenë një simbol i bashkimit dhe një trashëgimi për brezat e ardhshëm,” thanë autoritetet e katedrales.

"Kush do të mund ta mendonte tani Luvrin pa piramidën e tij ose parlamentin gjerman pa kupolën prej xhami?" shtojnë ata.

‘Një shëmti’: Mijëra spanjollë protestojnë

Katedralja u shpall Trashëgimi Botërore nga UNESCO më 31 tetor 1984.

‘Një shëmti’: Mijëra spanjollë protestojnë

Burimi: UNESCO, Guardian