Kinema & TV

Trekëndësh dashurie, mister dhe një fund tronditës: Ky është mini-seriali i fundit në Netflix!

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2021

Trekëndësh dashurie, mister dhe një fund tronditës: Ky

A i njihni plotësisht njerëzit më të afërt me ju?

Kjo është pyetja në zemër të thriller-it mister të Netflix “'Behind Her Eyes” (Pas syve të saj), një mini-serial i mbushur me tradhëti, intriga dhe personazhe që përplasen me sekrete të shumta.

Bazuar në romanin e Sarah Pinbrough me të njëjtin emër, historia pas "Behind Her Eyes" duket mjaft e thjeshtë. Pas një takimi të rastësishëm në një lokal, Louise, një sekretare në zyrën e një psikiatri (Simona Broën) krijon një lidhje me shefin e saj të ri, David (Tom Bateman), por pas përballjes me gruan e tij, Adele (Eve Hewson), ajo e gjen veten të tërhequr në një miqësi të sikletshme, teksa vazhdon lidhjen e saj.

Tingëllon si thriller-i klasik i bazuar në trekëndëshin e dashurisë, apo jo? Epo nuk është kështu. Kjo histori “është sa romantike, aq edhe e frikshme dhe ka një fund tronditës”.

Kur publikohet? Nesër. 17 shkurt!

Për të parë se çfarë ju pret, hidhini një sy trailerit: