
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ia ka dalë të renditet në listën e Vip-ave më të ndjekur në rrjetin social, Instagram. Ndonëse pak javë më parë Vip-at do të 'goditeshin' nga spastrimi i profileve fallco, kjo nuk ka përbërë aspak problem për Elvanën, përkundrazi ajo ka numëruar dje plot 200 mijë ndjekës në rrjetin social. Ndonëse më shumë aktive me foto nga koncertet dhe e tërhequr në deklarata, duket se numri i ndjekësve e ka shtyrë këngëtaren të shkruajë një diçiturë për të gjithë fansat që e ndjekin.
"Për mua shifrat nuk kanë pasur asnjëherë rëndësi! Thjesht kjo rrumbullakosja e sotme më shtyu të ndaj me ju atë që ndjej gjithmonë edhe pse shprehem rrallë. Për mua vlen të frymëzojë, të gjallërojë gjendjen shpirtërore, të lumturojë dikë e të japë një mesazh të vlefshëm!- shkroi këngëtarja pa nguruar të shpreh mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë fansat. Sipas Elvanës ky numër i madh ndjekësish e vendos atë përpara shumë më shumë përgjegjësive.
E në fund të këtij falenderimi online, ylli i "Puthe" rrëfeu se ajo po punon për të sjellë në treg albumin e saj të tretë. Elvana e mbylli shkrimin duke i dedikuar të gjithëve fjalët "Ju Dua".
Numri i ndjekësve e rendit Elvanën të dytën në listën e këngëtareve më të ndjekura shqiptare, ndërsa vendin e parë e zotëron këngëtarja e re Enca Haxhia, falë edhe ndjekësve të shumtë nga vendet arabe. Elvana Gjata ka lënë pas në renditje koleget-rivale si Dafina Zeqiri (me 193 mijë ndjekës) dhe Tuna Sejdiu (me 161 ndjekës).
#showbiz