Jemi në prag Shën Valentini a.k.a ditën e të dashuruarëve, por bëjmë mirë të kujtojmë se përtej gjesteve romantike apo dhuratave të shtrenjta, një marrëdhënie kërkon punë të përditshme, përkushtim dhe qëllime të njëjta. Jeta në çift është e komplikuar, aq më tepër nëse ti dhe partneri nuk jeni në të njëjtën linjë. Për të mësuar më shumë rreth martesës, bashkëjetesës dhe romancës hidhini një sy filmave më poshtë dhe kushtojini vëmendje dialogjeve!
1.Revolutionary Road (2008)
Historia e Frank dhe April, çifti në dukje perfekt, ishin gjithnjë gati për t'u arratisur nga realiteti i tyre i mërzitshëm. Përpjekjet gati gati dëshpëruese dhe gjithë ngjarjet që pasuan më tej, tregojnë se si një martese mund t'i vijë fundi pavarësisht dashurisë.
2. The Notebook
Jeta në çift mes dy adoleshentësh të dashuruar çmendurisht me njëri-tjetrin. Në dukje The Notebook është një romancë më shumë, por jo më kot i ka rezistuar kohës. Dialogjet, analizat që bëjnë personazhet, subjekti dhe mesazhi ju ndihmojnë të kuptoni më shumë rreth një raporti.
3. Eternal Sunshine of the Spotless Mind
Joel dhe Clementine pasqyrojnë problemet në çift në një këndvështrim tjetër. Çifti fillojnë një rrugëtim në tren bashkë, pa e ditur se dikur kishin qenë të lidhur dhe kujtimet i kishin fshirë nga memoria.
4.Marriage Story
Si mund të përfundojë një martesë perfekte në divorc?
5. The Bridges of Madison County (1995)
Francesca kishte martesën tipike dhe një familje të shëndetshme derisa takon Robert-in. E dyzuar mes familjes dhe dashurisë së re, cilido vendim do të lëndonte dikë.
6.Malcolm & Marie
Filmi më i diskutuar i momentit! Dialogjet e gjata mes një skenaristi dhe partneres së tij reflektojnë tensionet, dhimbjet dhe forcën e një marrëdhënieje.
7. Take This Waltz
Një grua e martuar me partnerin perfekt të shumë viteve e gjen veten të tunduar nga një tjetër burrë që hyn papritur në jetën e saj, të cilin s'mundi ta injoronte.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.