Kate Middleton dhe princ William janë gati për një tjetër bebush mbretëror. Burime për UsWeekly bëjnë me dije se çifti është zyrtarisht duke u përpjekur për vogëlushin numër 4.
"Një fëmijë i katërt ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të Kate. Ajo u tërhoq nga kjo ide për shkak të pandemisë, por pas vaksinës ka dritë në fund të tunelit. Princi George dhe vogëlushja Charlotte do t'i rikthehen shkollës në prill dhe Kate është gati për një tjetër pritje të ëmbël."
Fillimisht princi ishte pak skeptik në lidhje me një tjetër fëmijë, por ndryshoi mendje rrugës dhe duket shumë i emocionuar për çfarë e pret në të ardhmen.
"Iu desh pak kohë Kate-it që t'i mbushte mendjen William-it për një tjetër bebush. Ai gjithmonë thoshte se 3 janë mjaftueshëm. Ideja e një të katërti e emociononte. Gjithsesi, dëshira e madhe e Kate, e frymëzoi dhe është gati për ta zgjeruar edhe më familjen e madhe."
Duket se plani për një tjetër fëmijë është aq serioz sa edhe mbretëresha Elizabeth është në dijeni dhe s'mund të ishte më e lumtur.