Për aq kohë sa historia ka treguar se prindërit mund të jenë aq të papërgjegjshëm sa të zgjedhin një emër të çuditshëm për fëmijën – si për shembull “@” – është dashur që ligji të veprojë duke ndaluar disa emra.
Nëpër disa vende të botës (via Bright Side) ndalohen emra si Camilla, Santa Claus (Babagjysh) madje dhe Ikea.
Franca: Nutella dhe Fraise (fraise - luleshtrydhe në frëngjisht)
Meksika: Terminator, sepse pati në rritje të emrave që u frymëzuan nga filmi i Arnold Schëarzenegger
Suedia: Ikea sepse askush nuk do një emër dyqani mobiljesh
Islanda: Camilla (nuk ka “C” në alfabet, ndaj emri duhet të jetë Kamilla)
Ohio (SHBA): Santa Claus
Gjermania: Pfefferminze (mente në gjermanisht) dhe Stone (gur)
Italia: Venerdi (e premte - në italisht) dhe Blue (blu)
Kina: @ (Po, dikush guxoi dhe vendosi ta quante fëmijën “@”)
Zelanda e Re: Princess, sepse është titull mbretëror
Përsa i përket vendit tonë, Ligji “Për Gjendjen Civile”, përcakton se “Emra të papërshtatshëm” janë emrat me karakter fyes, imoral ose racist, qesharakë, të vështirë për t’u thirrur, apo që të çojnë në konfuzion".
Emrat e ndaluar në Shqipëri: Ankim, Arançatë, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë, Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallatë, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë, Keqan, Keqe, Kralicë, Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjaft, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate, Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Zhenaze dhe Zehere.
Kjo listë gjendet si udhëzim në zyrat e Gjendjes Civile. Mendohet se emri Eros – ndikuar kryesisht nga kultura italiane – është hequr nga lista. Nëse lexoni këtë artikull me emra shqiptarë, me siguri do të jeni të mendimit se lista duhet pasuruar me të tjerë emra të ndaluar.