Princeshë Eugenie dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank janë zyrtarisht prindër! Princesha ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, ndërkohë që lajmin e konfirmoi vetë familja mbretërore përmes një postimi në Instagram, ku dukej vetëm dora e të porsalindurit dhe e prindërve të rinj.
View this post on Instagram
Eugenie dhe Jack njoftuan e ndanë publikisht lajmin e pritjes së ëmbël në shtator të 2020-ës, duke shtuar se bebi pritet të vijë në fillim të 2020-ës.
“Lartësia e saj, princesha Eugenie dhe Z. Jack Brooksbank kanë kënaqësinë t’ju njoftojnë se do të bëhen prindër në fillim të vitit 2021. Duka i Jorkut dhe Sarah, dukesha e Jorkut, zoti dhe zonja Brooksbank janë të ngazëllyer nga lajmi.” - shkruhej në njoftim.
View this post on Instagram
Eugenie dhe Jack Brooksbank u martuan në St George's Chapel, Windsor Castle, në tetor të vitit 2018.
Burimi: Cosmopolitan