Celebrity

Pryanka Chopra tregon për herë të parë historinë pas ndërhyrjes që 'i ndryshoi fytyrën'

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2021

Pryanka Chopra tregon për herë të parë historinë pas

Në fillim të viteve 2000, aktorja 38-vjeçare tregon se kishte një rritje beninje në zgavrën e hundës, që kërkonte kirurgji.

“Për fat të mirë, një polipektomi dukej si një procedurë mjaft rutinë. Për fat të keq, nuk ishte", shkroi ajo në librin e saj “Unfinished”, që u publikua sot.

"Gjatë operacionit, mjeku aksidentalisht më dëmtoi hundën dhe ura e hundës u shemb. Isha e tmerruar. Hunda ime origjinale ishte zhdukur. Fytyra ime dukej krejt ndryshe. Unë nuk nuk isha unë.”

Pryanka Chopra tregon për herë të parë historinë pas

Për një periudhë, disa media filluan ta identifikonin si “Chopra plastike” dhe aktorja thotë se iu mohuan dy filma për shkak të rezultatit të enjtur pas operimit.

Asaj iu kërkua të fliste që atëherë në lidhje me këtë, por Pryanka thotë se “është artiste dhe ka një kufi mes asaj që bën dhe vetë jetës së saj”.

“Fakti që jam një person publik nuk do të thotë se gjithçka për jetën time duhet bërë publike. Unë zgjedh të ndaj atë që dua dhe kur dua unë.”

Aktorja shton:

“Të gjitha fjalët për pjesët e trupit apo për ngjyrën e lëkurës më bënë të ndihesha e zhvlerësuar dhe e pasigurt për të ardhmen time. Ndihesha e injoruar, por dallimin e bëri forca ime. Nëse do isha thjesht një “vajzë e bukur”, atëherë s’do më dallonte asgjë.”

Pryanka tregon se ka kryer disa operacione korrigjuese dhe se “tani është mësuar me këtë fytyrë”.

“Shoh veten në pasqyrë dhe si gjithë të tjerët mendoj se duhet të bie pak në peshë, të stërvitem pak më shumë. Megjithatë, jam e kënaqur. Kjo është fytyra ime. Ky është trupi. Mund të kem të meta, por jam unë.”

Burimi: Just Jared