Dizajneri Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e zbuloi vetë Sahiti përmes një postimi në Instagram, ku i uron bashkëshortes ditëlindjen.
“Urime [për] ditëlindjen për dashurinë tonë të jetës. Faleminderit që na do e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa. E faleminderit shumë që kësaj fotografie shpejt do t’i shtosh edhe një beb.” – shkruan ai.
Valdrini dhe Edita janë prindër të një vajze, Bella, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2018. Ata u martuan në shtator të vitit 2017, në një ceremoni privave me vetëm 8 vetë. Në dasmë, Edita, sigurisht, veshi një fustan të dizenjuar nga bashkëshorti, që ishte praktikisht një body i bardhë me këmbët e zhveshura dhe një tyl i bardhë në pjesën e fundit.
“Pritej një ceremoni shumë e madhe dhe ndoshta sepse gjithmonë kam organizuar sfilata, evente. Madje dhe familja merret me organizime eventesh, por besomëni qe isha në një moment të jetës kur kuptova që po vjen Bella në jetë dhe doja të gëzoja gjithçka vetëm me Editën dhe me një rreth shumë të ngushtë. Mendova që të bënim diçka shumë simbolike dhe shkuam në Las Vegas, ku isha vetëm me vëllezërit dhe Dinin, shokun e ngushtë [Alaudin Hamiti]. Pastaj bëmë pushime në Las Vegas, Los Angeles, New York. Ka qenë shumë interesante dhe shumë funny [gazmore].” – tha dizajneri në mars të 2019-s i ftuar te “Xing me Ermalin”.