TV Mania

Një dasmë me 8 persona: Valdrin Sahiti zbulon arsyen

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2019

Një dasmë me 8 persona: Valdrin Sahiti zbulon arsyen

Për një personazh si Valdrin Sahiti, që ka organizuar shumë evente dhe ka kuruar imazhin e dhjetra VIP-ave, sigurisht që dasma pritej madhështore, por ja që jo. I ftuar në “Xing me Ermalin” (e shtunë, 23 mars), dizajneri i famshëm zbuloi arsyen pse vendosi të organizonte një dasmë me vetëm 8 persona.

 

“Pritej një ceremoni shumë e madhe dhe ndoshta sepse gjithmonë kam organizuar sfilata, evente. Madje dhe familja merret me organizime eventesh, por besomëni qe isha në një moment të jetës kur kuptova që po vjen Bella në jetë dhe doja të gëzoja gjithçka vetëm me Editën dhe me një rreth shumë të ngushtë. Mendova që të bënim diçka shumë simbolike dhe shkuam në Las Vegas, ku isha vetëm me vëllezërit dhe Dinin, shokun e ngushtë [Alaudin Hamiti]. Pastaj bëmë pushime me Las Vegas, Los Angeles, New York. Ka qenë shumë interesante dhe shumë funny [gazmore].”

Një dasmë me 8 persona: Valdrin Sahiti zbulon arsyen

Ndër të tjera, shton me humor:

“Ditën e martesës, po qëndroja vetëm dhe isha në stres. Më pyet vëllai i vogël se ç’kisha. I thashë që ‘hey, po martohem’. Më tha: ‘Po nëse nuk shkon, e bëjmë nesër sërish, e bëjmë pasnesër. 7 vetë jemi.”

Në dasmën që u organizua në shtator të 2017-s, Edita veshi një fustan të dizenjuar, sigurisht, nga bashkëshorti, që ishte praktikisht një body i bardhë me këmbët e zhveshura dhe një tyl i bardhë në pjesën e fundit. Forma e fustanit ishte voluminoze dhe me një bisht shumë të gjatë, zgjedhje e guximshme dhe e veçantë në të njëjtën kohë.

Një dasmë me 8 persona: Valdrin Sahiti zbulon arsyen

Në prill të 2018-s, Valdrini dhe Edita u bënë prindër për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Bella.

Një dasmë me 8 persona: Valdrin Sahiti zbulon arsyen

MOS I HUMBISNI