Jamie Alexander dhe fëmija i tij 11-vjeçar, Ruby, krijuan “Rubies”, i cili do të jetë emri për një linjë veshjesh “të përshtatshme për vajzat transgjinore.”
Marka përfshin rroba banje, të brendshme etj dhe të gjitha synojnë të formësojnë pamjen e trupave "non-binary” (pa gjini).
"Pjesa e jashtme e rrobave të banjës është bërë nga një material elastik, dhe në brendësi, ka dy shtresa rrjetë që mbajnë gjithçka në vend," thotë Ruby. "Nuk ka nevojë për palosje ose për mbushje të mëdha përpara."
I ati shpjegon se kur Ruby ishte vetë 4 vjeç ajo kalonte më shumë kohë duke lidhur një peshqir si fund rreth belit sesa duke ndërtuar kështjella në rërë.
Në moshën 5–vjeçare, Ruby ishte fiksuar pas princeshave dhe donte të bëhej si Rapunzel. Në vend të flokëve të gjatë, mbante një çarçaf ose një copë tjetër mbi kokë.
Në klasën e tretë, i ati dhe vetë e bija, e kishin të qartë se fëmija ishte gati për tranzicion.
“Ajo thjesht donte të vishte të njëjtat rroba si shoqet e saj”, shprehet Alexander.
"Në disa raste, dukej se ajo nuk do të ishte në gjendje ta bënte këtë në mënyrë të sigurt derisa unë të filloja të shqyrtoja mundësitë për vajzat trans," tha ai. "Zbulova se ka disa vende ku mund të blihen bikini dhe të brendshme për njerëzit trans. Ruby provoi disa, me nivele të ndryshme rehatie.”
Kështu, përvojat e tyre i nxitën të krijojnë vetë markën e tyre.
"Do të doja të imagjinoja një botë ku fëmijët mund të vishnin çfarë të donin, pavarësisht nga anatomia e tyre. Le të gjejmë mënyra për t'i ndihmuar fëmijët tanë të shprehen në mënyrë të sigurt."
Ruby thotë se i pëlqen të punojë me babain. Ajo po mëson rreth shpenzimit, kostos dhe shërbimit ndaj klientit dhe po merret me modelimin e produkteve.
Burimi: The Blaze