Pas qarkullimit të atij që nëpër rrjete sociale u konsiderua si “Skandali i Për’Puthen”, Arjan Konomi reagoi i prekur për situatën në fjalë duke theksuar se nuk ka qenë në dijeni, gjë të cilën e konfirmoi edhe Tea në videon e titulluar “E vërteta”, ndërkohë që në puntatën e fundit të “Për’Puthen”, opinionisti pothuajse nuk foli fare.
Siç mund ta vini re edhe në videon në YouTube, rastet kur Konomi flet janë shumë pak, saktësisht tre herë dhe mbi të gjitha, shumë shkurt, pothuajse me sekonda. Nga ana tjetër, duket se diçka më shumë për të folur kishin konkurrentët, me përjashtim të Mevlanit, të cilit çuditërisht, si shoku i ngushtë i Andit flasim, nuk iu dha fjala.
Komentet në YouTube dhe rrjete sociale ngrenë pikëpyetje mbi praninë e Fatma Haxhialiut në program, të cilën e kemi parë në rolin e opinionistes në Për’Puthen Prime, por jo në programin javor. Nisur nga kjo, të shumtë janë njerëzit që vënë në dukje se heshtja e Arjan Konimit tregon se ai nuk ka qenë në dijeni të asaj që po përflitet si bashkëpunim mes produksionit dhe (jo)çiftit Tea-Andi dhe qartazi nuk e miraton atë, gjithmonë nëse është e vërtetë.
“Humbët 50 minuta duke u mbrojtur kot. Heshtja e Arjanit flet fort dhe qartë,” shkruan dikush. “Populli thotë që heshtja flet shumë. Lum ai që e kupton,” lexohet në një tjetër koment. “Në këtë emision vetëm dy gjëra ishin të vërteta: 1- Fjalët e Arjan Konomit gjithmonë me vend. 2- Fjalët e Elvisit në shumicën e rasteve,” shkruan një tjetër.
Në pjesën më të madhe të komenteve, thuhet se opinionisti duhet të largohet nga emisioni.
Komente: