
Letra 1
Pershendetje Anabel,po ju rishkruaj lexuesve per ti falenderuar per te gjitha fjalet e ndjera qe me kane bere te buzeqesh gati pa vetedije,me teper lumturohem sepse gjithe c’ka shprehnin ato fjale nuk ishte meshire.E une meshiren nuk e duroj dot.Nuk munda te kontaktoja asnje nga dashamiresit,doja por nuk munda…Nuk munda te ngrej miqesi mbi viktimizimin tim,por komentet i printova dhe i kam ngjitur me pineska ne murin perballe tavolines se shkrimit. Ate mbremje pasi ju publikuat historine time piva me pak se zakonisht,mora nje karton te zhubrosur dhe nisa te vizatoj ne tym duke sjelle nddermend lloj-lloj komentesh nga ju,bera nje mjeker,pastaj dy vetulla te trasha,dy sy te vegjel finoke, e pak nga pak i dhashe formen e fytyres se dikujt qe njihja.Fytyres se atij. Te nesermen ne 6 pasdite do te nisesha,pasi bera gati leket,pasaporten,dhe nje fjalor xhepi, ne mengjes mora kartonin dhe dola,kembet me cuan tek lagja e tij,u ula ne fund te shkalleve te pallatit dhe tymosa nje cigare,me behej sikur degjoja hapat e tij ne cdo dy shkalle ,ashtu si ai zbriste gjithmone,por nuk vinte njeri...Lashe pas deres kartonin dhe nje loder,te vetmin kujtim qe pata nga femijeria,nje keterr plastik. ...Dhe e binda veten per mos ti rene deres se tij,terhoqa kembet zvarre per ne garsonierin tim per te marre valixhen. Ne Moske zbrita vone,kisha prenotuar online nje dhome ne nje hotel afer bulevardit Prokovsky qe mezi e gjeta rrugen per te shkuar,isha e lodhur. Ne ditet ne vazhdim mora nje biciklete dhe nje kitare me qera,Moska ime ishte ashtu si e kam enderruar nje jete,e ftohte,qaramane. Nje dite hipa ne nje metro dhe zbrita kush e di se ku,nuk dija as si te kthehesha mbrapsht dhe rusisht per dreq dija vetem disa fjali qe i kisha kerkuar ne google 1-me ndihmo 2-une nuk flas rusisht 3-Nuk dua ta bej me ty 4- vodka te lutem E solla neper mend rusishten time te vuajtur por sme beri pune asnje gje,nderkohe palltoja ime me rrinte 3 masa me e gjere,dhe 2 me e gjate sepse e kisha blere tek rrobat e perdorura ,dukesha si nje macoku Shkrekut per at zot. per te kthyer koken duhet te levizja gjithe trupin,E hoqa i futa nje shkelm,T'kam qr i thashe (ma beni hallall kete shprehjen). Aty thashe se vdiqa,po me kalonte jeta para syve nga te ftohtit. Duhet te sajoja dicka,dhe Shpejt. I rashe nja dy here zones me kembe,bleva nje vodka e piva ne kohe rekord,e pastaj te me varje me koke poshte nuk kuptoja gje,gjithsesi dicka duhej te beja per te mos vdekur ne Moske,Para sa per nje xhakete s'behej fjaleeee te me ndodheshin neper xhepa,Aty me besoni mu kujtua ajo qe shkruajta me pare qe "mos dhuroni xhaketa" aty te jem e sinqerte po te me dhuronte nje njeri nje xhakete do flisja ndryshe,u rashe me kembe disa lagjeve derisa gjeta nje dyqan lulesh.Hah ajo qe me duhej ,aty brenda ishte nje plake ( ne fakt jo dhe aq plake) qe po llapatiste rusisht me punonjesin per lulet qe me c'kuptova nga mimika nuk i pelqenin,Aq dru sa isha u ngjita lart,ia mora buqeten dhe ia sajova disi me bukur,plaka e pelqeu ,pagoi ,iku.Kurse une perserita 4 fjalite qe dija rusisht dhe po prisja si ne suspance te reagonte dikush,por aty qeshen me te madhe,aq shume saqe sapo shikonin njeri-tjetrin qeshnin perseri,perseri e perseri. Mora nje tufe krizantemash te bardha bera nje buqete tjeter,pastaj dhe disa te tjera,punova rreth dy ore ,nuk po shikoja as majtas as djathtas doja thjesht te mos me thonin se duhet te dilja,Ah nje dreq ! Ato punonjesit me shihnin me kureshtje ,me flisnin ndonje fjale anglisht (une e kam pasur gjithmone inat kete gjuhe sepse kam qene e paafte per ta mesuar,prandaj u katandisa ashtu ne mes Te Moskes)Une dija vetem gjermanisht,nejse! gjeten dike qe dinte gjermanisht,Sergein,me ndihmuan me adresen dhi me shoqeroi Sergei me shoqeroi deri ne qender te Moskes ,ku dhe Bleme nje xhakete te re,e para qe me veshi shpirtin :') Me tregoi se ishte fotograf(i deshtuar),dhe une i thashe se here here shkruaja dhe vizatoja,nuk isha gje por kaloja kohen,i tregova disa dizenjo qe i kisha fotografuar me tel dhe u mrekullua,tha se ishin shume te bukura,me insistimin e tij bleme disa kartona dhe disa lapsa H,B,HB, u ulem ne nje bar afer rruges dhe i bera disa grafika te thjeshta ,nuk u lodh duke me thene se kisha talent te lindur.Te nesermen me telefonoi ne dhome ,beme nje xhiro neper Moske e nder te tjera me premtoi se do me telefononte me vone sepse nje miku itij kishte nje studio qe bente filma te animuar per femije ,e ku di un ,mund te me siguronte nje pune disa-mujore ne gjermani sepse pikturat e mia ishin art .Me erdhi te qeshja me te madhe,,,por nuk doja te tregohesha e paedukate…ai nuk e dinte sa shume me kishin premtuar mua,kur isha e vogel kujdestarja me premtonte cdo ditelindje (ditegjetje) se mami do te vinte dhe do me sillte dhurata ,por mami nuk erdhi kurre dhe une e mora inat mamin.Neteve te dimrit hipja fsheurazi ne tarace dhe mundohesha te gjeja me sy tymin e oxhakut tim mes shtepive qe dukeshin si te strukura me njera tjetren.Nuk e di pse gjithmone mendoja se mami jetonte ne te njetin qytet me mua,Me vone me premtuan se te merkurave ne vend te gjelles me laker do me jepnin oriz por megjithate vazhdova te haja gjellen e shemtuar me laker te gjitha vitet ne vazhdim Kur vinin njerez per te pare femije dhe per ti mare une vishesha me rrobat me te bukura,vendosja kordele dhe recitoja te gjitha vjershat ,qe zoterinjte te me merrnin dhe ato me premtonin se do vinin te me merrnin,,,per dite me radhe prita me syte nga dera kryesore por nuk vinin,kujdestarja me thoshte se duhej te prisja ,se nuk kishin mundur te lidheshin me jetimoren ,por ata nuk vinin me…nje here erdhi nje vajze kacurrelse nga kisha ungjillore(ishin grupe humanitare besoj) ajo luante me shume me mua ,dhe me dha fjalen qe do te vinte cdo te diel te luante prape por ajo nuk erdhi me…i ruajta gjate nje cope torte te madhe ,derisa u prish dhe e hodha duke qare,ajo me dha fjalen…e me vone AI me tha se ne do kishim nje familje bashke,do kishim nje shtepi me oxhak dhe shtrydhese frutash ne guzhinen e shtepise sone te ardhshme por ma leshoi doren gjithsesi… Dhe ja vjen tani Sergei,nje rus biond qe flet gjermanisht dhe me premton se do me telefonoje aahaha… Nuk e besova kurrsesi. Ditet e tjera dola me biciklete,piva vodka me nje pastor te sapo emeruar ne nje lagje me ndricim te dobet.pashe dhe disa muze jo sepse me interesonin vertete guret neolitike por sepse keshtu e don zakoni,si gjithe turistet dhe une. Ishte bukur,qielli ishte me lart (mendoj),Njerezit buzeqeshnin teper,gatuhej keq dhe askush nuk donte tja dinte qe une isha nje njeri i varfer,pijanec nga Shqiperia qe nuk di ku ka koken. . Me erdhi keq qe nuk e takova Putinin , Ose qe Putin nuk me takoi mua Te hene pasdite isha ne shtepi,asgje e jashtezakonshme…hapesira e ozonit vazhdonte te zgjerohej,punen e kisha humbur,tek piamida vazhdonin te tymosnin hashash mbremjeve dhe toka rrotullohej …
Letra 2
Mirmbrema ju lutem te jem anonime. jam nje vajze qe kam vuajt shum.Historia ime nis kur une linda dhe s'ja ndjeva eren nenes time e cila vdiq ne lindje.kurse babi im me fajsonte mua dhe vazhdoi te pinte vinte i dehur ne shtepi mua me rriti gjyshja deri ne moshen 7vjece.ajo nderroi jet dhe babi u perkeqsua pinte kishte raste svinte ne shtepi punen e la,dhe me detyroi te dilja ne moshen 7vjece te lypja rruges se kishte hyr ne shum borxhe.nje nate skisha mbledh lek dhe babi monster me qellon me rrip te pantallonave dhe me nxori jasht ne shi kisha frik kisha ftoht uri por ai mori rakin dhe pinte.sdita cte beja shkova tek kolubja e qenit e me zuri gjumi aty.ne mengjes ai me zgjon e me kerkon te falur dhe une si femij e fala.ai me tha se do kerkoj pune.por erdhi i dehur dhe me tha a more lek sot.une i thash jo.ai me qellon me shuplak e une shkoj ne dhomen time.kalonin ditet me te keqija te jetes time,shkoja ne shkolle me libra qe me falin njerzit vija nga shkolla beja punet e shpis e ikja rrugve per lek.dhe kur shkova 10vjece babi vjen nje dite i gezuar me thot se se shpejti hallet do marrin fund dhe kur pash qe po afroheshin 1cift une spo kuptoja cpo ndodhte.ai me shiti tek ai cifti qe nuk benin femij dhe une sdoja te ikja por babi as me tha gje vetm mori leket dhe me ketheu kurrizin .une 1muaj vec po qaja zgjohesha naten e therisja babin shum here por me kalimin e kohes u mesova dhe u rrita u edukova nga njerezit qe me falen jeten te bukur.sot jam e martuar kam nje vajze 1vjece dhe me prindrit qe me blen i dua shum .por kam dicka qe sua kam then se une shkoj nganjeher tek varri nenes time qe me lindi dhe nuk u kam then.sdi cfar te bej a tua them ?kam frik se do lendohen.ju falenderoj qe lex historin time.
Letra 3
Pershendetje Anabel, do ja te ndaja nje histori me ju ... Halla ime kishte 10 vjet martes dhe skishte femij, shpresat per tu ber nene ju pren qe keshtu vjen i kerkon mamit tim te bente nje femij dhe tja dhuronte halles, nena ime pranoj dhe pse thuajse te gjith njerzit kundershtonin ajo vendosi bashk me babin qe ta Benin kte miresi..une dhe motra ishim te medhaja, shikonim dita dites se si barku i mamit rritej. Ne ate kohe halla sillej mire... Erdhi koha dhe mami lindi , beri nje djal dhe i tha halles qe ta merte djalin edhe pse mami akoma ishte ne spital, emoren, mami doli nga spitali te gjith ngelnin Pa fjal kur e degjonin dhe doktorret u habiten, sot e ksaj dite vella jon ( djali i halles) akoma se din qe eshte vellai jon dhe prinderit biologjik per te jan Daja dhe nusja e dajes, ai jeton ne periferi sa here takohet me ne na thot qe ju jeni rehat sepse tani jetojm ne Franc... Ai sot eshhte 18 vjec dhe akoma se din te verteten asnje se mer mundimin tja thot, te gjith kan frik.. ju si mendoni? Ju lutem anonim!!!!
Letra 4
Mirembrema Kjo histori qe po tregoj i perket nje mikes sime e cila se bashku me bashkeshortin e saj jane vertete shenjtore. Kjo histori nisi rreth viteve te para te demokracise ku dashuria e tyre u kurorezua ne martese por fati nuk deshi qe ky cift te bekojej me femije. Pas 5 viteve erdhi momenti te biresonin nje djale i cili ishte nje fat per kete familje. Djali u rrit me dashuri dhe cdo te mire qe ofronte mikja ime me bashkeshoortin. Ne moshen 5 vjecare djali i kerkon mamase qe familja e tyre te plotesohej por mikja e medonte te pamundur kete gje pasi mjeket i kishin thene qe ajo kurre nuk do behej dot mama por sic thashe me lart djali solli fat ne kete familje (ose mjeket nuk e kishin ekzaminuar si duhej) dhe pas disa muajsh mikja ime solli ne jete dy vajza binjake. Djali tashme eshte rritur dhe prinderit u detyruan ti tregojne te verteten por djali nuk do ta besoj kete pjese dhe mendon qe kjo gje eshte nje pjese qe nuk duhet ti interesoj askujt. Djali eshte nje krah ku motrat mbeshteten dhe prinderit gjejne dashuri. Kjo histori eshte vertet nje histori suksesi dhe shpresoj qe kjo familje te vazhdoje po me te njejten dashuri si ne diten e pare. E shkuara mbetet e shkuar e tashmja jetohet me dashuri dhe shpresoj qe per cdo familje ku nje person eshte i biresuar te kete vetem te mira.
Letra 5
Mirmbrema! Isha 6 vjece kur ngela jetime nga te dy prinderit.Jemi 4 femije,3vajza dhe nje djal.Ne ate koh me e madhja ishte 16 vjecare, e dyta 15 dhe vllai 13. U rritem me shum mundime si cdo femi jetim.Motrat punonin gjith diten dhe gjith naten dhe te afermit nuk egzistonin.Ato egzistuan gjer sa mund te perfitonin dicka nga familja ime...Mami ishte llogaritare neper fermat e Enver Hoxhes dhe Babi punonte si chef guzhine ne fabrik, ndaj jeta jon ishte e rregullt dhe me shum te mira.Gjeja me e rendesishme ishte qe ne jetonim ne nje familje plot dashuri! U rritem, kush me shum i shkolluar e kush me pak per mundesit qe kishim.Motra e madhe pastaj u martua dhe un vazhdoja te rriteja me motren tjeter, deri sa ne 98 morem rrugen per kyrbet dhe qe ateher jetojm ne emigrim ku jemi martuar ktej dhe kemi krijuar familje. Vendosa te shkruaj kete refim sepse shum here me ka rastis qe njerzit nuk respektojn prinderit, gjera qe mund te kuptohen ne adoleshence por qe nuk lejohen kur rritesh dhe kupton.Shume njerz nuk kuptojn sa te rendesishem jan dhe sa her rrezohesh ne jet dhe ske ku te mbeshtesesh koken.Asnje nuk do te doje si ato, askush nuk do te pyes nese je mir pa interes! Mua mungesa e tyre me ka forcuar shum si karakter nga jasht por nga brenda ndjehem bosh, me mungon nje pjes e rendesishme e jetes time, me mungon ti flas vajzes time per gjysherit e vet.C'far ti them kur me pyt si u sillte Nena ime me mua? C'fare ti them kur me pyet nese ajo do ta donte shum mbesen? Mundohem ti kthej pergjigje ipotetike sepse nuk mbaj mend shum prinderit e mij Por edhe se nuk kam pas mundesi ti njoh me mir un i falenderoj per gjithcka sepse fale tyre un jetoj, fale tyre motrat dhe vellai im me dhan nje edukat te mir dhe ben qe un te kem respekt per cdo gje qe me jep jeta! Mbas cdo fortune shiu, vjen djelli! P.S Te afermit i kam larguar nga vetja, tani qe jam mir dhe qe ja dolem mban nuk kam nevoj x njerz falls!!! Anonim te lutem
Letra 6
Mirembrema! Ndonese une nuk kam vuajtur sa vajzat qe kane shkruajtur edhe une e gjeta veten tek kjo kategori.Babai im vdiq kur une isha nje vjeçe (naten kur ai vdiq ishte e para dhe e fundit qe ai flejti me mua).Ai ishte djale i vetem dhe la pas vetem nje vajze ,pra mua.Iku nga kjo bote aq i ri duke lene zemerplasur nenen e vet si dhe mamin tim.Kur babai ishte gjalle ne jetonim ne shtepi me qera ,pas vdekjes se tij mamaja u shperngul tek dajat,aty ndenjem 4 vite sebashku.Une isha ende e vogel per te kuptuar se çdo te thote mungesa e babait apo sa peshe te madhe ze ai por ama e dija qe ai nuk ishte me mua,e kuptoja i beja lidhjet vete.Vjen koha qe mami te njihet me dike tjeter sepse nuk mund ta mbyllte jeten aty pasi 21 vjeçe ishte kur babai vdiq.U njoh,u martua.Iku me njerkun ne Greqi per pune ,per te bere letrat qe me pas te me merrnin dhe mua nderkohe qe une do te qendroja tek te afermit e mi perkatesisht dajat.4 vite pa e pare mamin,pa folur,pa u keshilluar,pa mesuar fjalet magjike me te,pa mesuar tabelen e shumezimit,mbledhjet,zbritjet ,pa marre ato perqafimet e ngroht qe vec nena di ti jape,pa u ushqyer nga dora,pa shqiptuar fjalen mami!!! Ishte shume e veshtire ndonese boshellekun mundoheshin te gjithe te ma zevendesonin.Kjo mungese behej akoma me e veshtire kur ne shkolle per mbledhje kerkonin prinderit dhe une filloja qaja,e pastaj kishte ndonje nga ata femijet qe nen hunde flisnin dhe me benin te ndihesha shume keq.Mungesen e mamit e kam vuajtur shume megjithese ajo me merrte ne telefon here pas here,me dergonte rroba,foto te sajat ,festonte dtl time atje ku ishte.Ne moshen 9 ajo u kthye,zemra po me gulçonte nga vendi,e kerkoja mes mijera fytyrash ,e dija se sdo te gaboja do e njihja dhe e pashe nga larg e bertita me te madhe "Mami immmm" ,lotet me pushtuan nuk e di bga gezimi apo trishtimi qe kisha ndenjur kaq kohe pa te.Gjejm shtepi dhe zhvendosemi,une s'po rrija dot dhe kerkoj te kthehem tek dajat.Gjyshi im tashme kishte zene vendin e mamit ne njefare menyre me kishte edukuar,mesuar tabelen( o zot kur me kujtohet naten ne gjume ma pyeste).Ditet kalonin dhe un u ambjentova me familjen time tashme dhe me nje moter.Njerku eshte njeri pozitiv por ka dhe ai te metat e veta dhe sidomos kur nuk eshte gjaku yt ia evidenton ato me shume.Kam pasur konflikte por qe kane pasur limite dhe skane degraduar dhe jam e kenaqur sepse çfare nuk degjojme.Sot jetoj tek dajat.Mamin e dua shume,pa te sbej dot ama nga 8 vite qekur ajo eshte kthyer max 4 vite mund te kem qendruar me te.Shtepia e dajave per mua eshte shtepia ime ku une flas,kercej,ha,bertas,mesoj,flej sa te dua kur te dua ,si dhe cfare te dua.Gjyshi im me perkushtimin e tij pa kushte ndaj meje tashme ka zene nje vend teper te rnd ne zmr time.Pavaresisht humbjes se babit qe eshte humbje teper e madhe* (E kerkoj ne cdo cep,foto,kur jm e mrz e gz mendoj si do te ishte jeta prane tij,eshte nje pyetje qe kurren e kurren sdo ja marr prgj se keshtu deshi Zoti,sa here degjoj kushot qe thone babi eshte heroi yne mrz shum dhe prape ne mendjen time e kerkoj po ai s eshte aty,ai ka shkuar ne qiell me po te njt mision per te mbrojtur). Endrra ime me e madhe ka qene qe babi te me shoqeronte ne altar meqe ai smundet i lutem Zotit ta beje te pakten gjyshi..ZOTI me mori njeriun me te shtrenjte por qe me solli prane shume te tjt q me falen dashuri te pakushtezuar .Me kane qendruar shume afer te dyja familjet nga babi&mami,me kane mbeshtetur gjithmone dhe une i falenderoj per cdo gje e bej shume here dhe kurre sdo te lodhem.U jam borxhli per gjene me te vgl q kan ber x mua.I çmoj shume,i dua pafund.