Biznesmeni Albert Krasniqi, ish-anëtari i Babastars, u vra nga i ati, Skënder Krasniqi, ditën e djeshme, 27 janar.
Babai, më pas njoftoi vetë policinë dhe pas sekuestrimit të armës, u arrestua.
Albert Krasniqi thuhet se ishte në kërkim nga policia, pasi kishte dhunuar ish-bashkëshorten, Besa Gashin, "Miss Kosova" e vitit 2006.
Mediat në Kosovë, raportojnë se vrasja e biznesmenit ka ardhur si pasojë e përplasjes që ai ka patur me të atin, i cili i kishte kërkuar të dorëzohej në polici, pas dhunës ndaj ish-gruas.
Çifti, i kishte dhënë fund martesës prej pak kohësh dhe të dy ishin prindër të një vajze.
Albert Krasniqi ishte i njohur dhe për lidhjet e tij me personazhe të showbiz-it dhe si "ish-anëtar i grupit Babastars".
Në 13 shtator 2016, emri i tij u përfol nëpër media, pas një konflikti me reperin Noizy, të cilin e plagosi në Prishtinë.
2 vite më vonë, Noizy u dënua me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur dhe Krasniqi, personi i akuzuar për plagosjen e reperit, u dënua me 6 muaj burgim, me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.
Burimi: ABC News, Tema, Top-Channel, Telegrafi