Muzika

Bashkëpunimi i papritur i Billie Eilish dhe Rosalia-s është pjesë e sezonit të dytë të ‘Euphoria’

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2021

Bashkëpunimi i papritur i Billie Eilish dhe Rosalia-s është

Billie Eilish dhe Rosalia u bënë bashkë në një duet të sapopublikuar, “Lo Vas a Olvidar” (Do të harrosh).

Këngëtaret janë ndër më të suksesshmet e momentit, prandaj dhe një këngë me të dyja bashkë, pritet të jetë dyfish i suksesshëm.

“Lo Vas a Olvidar” është një prodhim i muzikantit dhe tekstshkruesit, Finneas, i cili është dhe vëllai i Billie Eilish.

Kënga është kolonë zanorë e sezonit të dytë të serialit “Euphoria”, ku pjesa e dytë do të ketë protagoniste personazhin Jules, luajtur nga Hunter Schafer.

Bashkëpunimi i papritur i Billie Eilish dhe Rosalia-s është

Premiera do të shfaqet në 24 janar në HBO.

Ndërkohë, që prisni Euphoria-n, dëgjoni këngën e Eilish dhe Rosalia-s, që nuk i përngjan asnjë kënge tjetër:

Bashkëpunimi i papritur i Billie Eilish dhe Rosalia-s është

Burim: Vulture