Fjalët “stoli” dhe "tendenca" nuk duhet të përdoren në të njëjtën fjali, pasi kjo është një fushë ku ju mund të dëshironi të blini, pavarësisht jetëgjatësisë.
Për më tepër, blerjet e bizhuterive mund të jenë shumë personale dhe sentimentale.
Pikërisht për këtë arsye, cikli i tendencave në botën e stolive është shumë më i ngadaltë sesa ai që shohim me koleksionet e veshjeve.
Sidoqoftë, më poshtë gjeni 6 lloje të bizhuterive që duhet t’i keni në koleksionin tuaj këtë vit, ndonëse gjasat janë që do t’i përdorni ato dhe për shumë vite të tjera:
#1 – Malakit
Një nga vetitë e gurit malakit është që “hap zemrën për një dashuri pa kushte”. Ndoshta kjo është arsyeja pse dizajnerët kanë filluar ta adhurojnë atë. Gurin me ngjyrë smeraldi mund ta gjeni në vathë, gjerdanë apo unaza dhe duket kudo magjik!
#2 – Unaza “të fryra” ngjyrë gold
Për të lexuar më shumë rreth tyre, klikoni këtu.
#3 – Varëset e gjata
Nëse përpara disa vitesh, varëset me zinxhirë të gjatë konsideroheshin deri diku si “të dala jashtë mode”, tashmë janë rikthyer përsëri dhe mund të kombinohen me varëset me zinxhirë të shkurtër dhe bizhuteri të tjera.
#4 – Perla
Të pakoha dhe klasike, bizhuteritë me perla duhet të jenë në koleksionin tuaj.
#5 – Zinxhirë
Mund t’i kombinoni si (dhe sa) të doni. Zakonisht e bëjnë veshjen të duket më e plotë edhe nëse është minimaliste.
#6 – Kristal dhe qelq
Kombinimi i bizhuterive që duken si “të akullta”. Do shkëlqenit me to, në kuptimin e parë të fjalës.
- Njihuni me një prej dizajneve trend të vitit të ri, që do jua bëjë veshjet të duken më të shtrenjta!
- Në 2021-shin, ju duhet me patjetër, vetëm ky lloj i bizhuterive!
- 6 ide 'veshjesh dembele' për vajzat që duan të duken bukur, por edhe rehat!
- 5 mënyra të thjeshta si t’i shndërroni tërësisht xhinset tuaja të vjetra në shtëpi!
Burimi: Who What Wear