Pushteti

Çfarë po ndodh në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si president i ri

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2021

Çfarë po ndodh në ceremoninë e inagurimit të Joe

Presidenti i ri i Amerikës, Joe Biden ka mbërritur në Capitol Hill bashkë me bashkëshorten ne tij, Jill Biden për ceremoninë e inagurimit.

Çfarë po ndodh në ceremoninë e inagurimit të Joe

I pranishëm është dhe zëvendëspresidenti Mike Pence i cili mbërriti në ceremoni bashkë me Kamala Harris. Pence do të përfaqësojë administratën në ikje të presidentit Trump, duke qenë se ky i fundit refuzoi të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri.

Në inagurimin e Biden, marrin pjesë edhe ish-presidentët Bush, Obama dhe Clinton.

Presidenti i ri pritet të bëjë betimin e zyrës jashtë ndërtesës në mesditë, me orën lokale, ndërkohë që Biden merr zyrtarisht detyrën e presidentit rreth orës 18:00.

Përmes një postimi në Twitter, Biden ka falenderuar dhe i ka shprehur publikisht dashurinë Zonjës së Parë, Jill Biden.

"Të dua Jilly dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin tim.’’

Ndërkohë Trump ka lënë Shtëpinë e Bardhë duke i uruar suksese administratës së re, pa përmendur emrin e Biden. 

Çfarë po ndodh në ceremoninë e inagurimit të Joe

Trump është presidenti i parë në 152 vjet që nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Burimi: The Guardian