Celebrity

Thellohet skandali me aktorin: Ish-e dashura jep detajet tronditëse!

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2021

Thellohet skandali me aktorin: Ish-e dashura jep detajet tronditëse!

Pas publikim të disa mesazheve, që pretendonin se aktori Armie Hammer shprehte dëshirë për përdhunim dhe kanibalizëm, ish-e dashura ka vendosur të flasë për historinë e saj me aktorin.

Ajo thotë se romanca me të ishte e çuditshme sepse ideja e tij për një bisedë romantike ishte të diskutonin se "kë pjesë trupi do dëshironte të gatuante dhe të hante".

“Ai tha se dëshiron të më thyejë brinjën dhe ta gatuajë atë”, thotë Courtney Vucekovish për Page Six.

“Ishte shumë e çuditshme, por kur je në lidhje s’e mendon shumë. Shpesh më thoshte se “donte një kafshatë nga unë” dhe nëse kisha ndonjë shenjë të vrarë në trup donte ta lëpinte. Atij i pëlqen ideja e lëkurës në dhëmbë”, shprehet ajo.

Ish-e dashura thotë së marrëdhënia nuk ishte vetëm e çuditshme, por edhe abuzive në aspektin emocional.

“Ai është një person magjepsës. Është në dijeni të joshjes që ka dhe e përdor atë në një mënyrë që i bën gratë të marrosen. Është manipulues dhe të bën të mendosh se ajo që keni është diçka e rrallë.”

Vucekovish pretendon se Hammer është një kameleon që shndërrohet “pikërisht në atë që ti ke nevojë”.

Ajo thotë se aktori ishte konsumues i rregullt i alkoolit dhe drogës dhe se i “bëri shumë gjëra të çuditshme”, duke e bindur se ishin normale.

Sidoqoftë, ajo nuk ka pranuar të japë detaje për jetën seksuale.

Courtney thotë se pas lidhjes arriti ta marrë veten vetëm përmes terapisë.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të shërohesha.”

Në një prej mesazheve të shpërndara, që pretendohen të jenë të aktorit, shkruhet se Hammer dëshironte të priste një nga gishtat e personit me të cilin fliste, “për ta patur gjithnjë në zemër”.

Thellohet skandali me aktorin: Ish-e dashura jep detajet tronditëse!