Sapo jeni njohur, ndoshta patët një takim të parë, ndoshta s’e keni patur ende.
Sido që të jetë situata mes teje dhe atij/asaj, këtu gjeni 11 ide për t’i shkruar, pa u dukur si të dëshpëruar dhe pa u bërë të bezdisshëm.
#1
“Dëgjova këtë këngën dhe mendova se do të të pëlqente.”
#2
“Hej, do doja të të shihja këto ditë. Ke plane këtë fundjavë?”
#3
“Mund të të ftoj për një pije dhe nëse ta mbush mendjen, të kalojmë te darka?”
#4
“U kënaqa shumë në takimin tonë.”
#5
“Mendova se mund të të pëlqente kjo (mund të jetë një libër, video, artikull etj)”
#6
*Dërgoji një foto*
Bëj një foto të asaj që po bën: Duke gatuar mëngjes, duke shëtitur qenin, duke ujitur lulet, duke parë një film etj dhe dërgoje me një tekst të shkurtër. Kështu ju nisni një bisedë dhe e bëni të duket sikur tashmë ka afrimitet mes jush, sa për të çuar foto rastësore gjatë ditës.
#7
Dërgoji një meme apo diçka që e di se do ta bëjë të qeshë.
#8
“Cili ishte seriali fundit që pe?” ose “Çfarë po sheh tani?”
#9
“U trasha. Nga do shkojmë?”
#10
“E gjen dot cilin emoji kam vendosur pranë emrit tënd në telefon?”
#11
“M’u duk mua apo sapo bëmë takimin e parë më të bukur që ekziston?”
Përgatitur nga psikologë dhe ekspertë të marrëdhënieve në çift.
Burimi: Bustle