Greta Thunberg u bë 18 vjeç ditën e dielë, më 3 janar dhe falenderoi gjithë njerëzit që e ndjekin me një mesazh paksa të çuditshëm në Twitter, për mënyrën se si do festonte.
Aktivistja suedeze njihet për sarkazmën dhe shkathtësinë në komunikim, që kur doli në skenë në moshën 15 vjecare, kështu që një shkrim në Twitter s’ka se si të ishte më pak ironik:
“Faleminderit shumë për të gjitha urimet në ditëlindjen time të 18! Sonte do më gjeni poshtë lokalit të lagjes, duke ekspozuar të gjitha sekretet e errëta që fshihen pas teorive konspirative të klimës dhe grevës së shkollës dhe njerëzit e ligë që s’më kontrollojnë dot më tani. Më në fund jam e lirë!!”
Thank you so much for all the well-wishes on my 18th birthday!
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) January 3, 2021
Tonight you will find me down at the local pub exposing all the dark secrets behind the climate- and school strike conspiracy and my evil handlers who can no longer control me!
I am free at last!! pic.twitter.com/w1VBG83VVN
Postimi është një “tallje” ndaj të gjithë atyre që mendonin se Greta ishte vetëm një fëmijë, që përdorej nga njerëz më të rritur e më të pushtetshëm se ajo.
Krahas aktivizmit, Greta vazhdon të jetë pjesë e shumë bamirësive ndërkombëtare.
Ajo fitoi çmimin e parë "Gulbenkian", një çmim humanitar dhe dhuroi një pjesë të tij (1.14 milionë dollarë) për luftimin e koronavirusit në pyjet e Amazonës. Thunberg gjithashtu dhuroi 100,000 dollarë nga një tjetër çmim i marrë nga Human Act, në Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar fëmijët e prekur nga Covid-19.
Në një intervistë për 18-vjetorin e saj, ajo thotë se dhurata ideale për të është një "premtim nga të gjithë se ata do të bëjnë gjithçka që munden" për planetin.
Sidoqoftë, kur iu kërkua një dhuratë më e prekshme, ajo zgjodhi ca fenerë të rinj për bicikletën, duke shpjeguar:
"Në Suedi, errësohet shumë gjatë dimrit".
Greta Thunberg thotë se ka ndaluar së bleri rroba të reja, por nuk i gjykon aspak të tjerët, as zgjedhjet më pak miqësore me mjedisin që njerëzit bëjnë në stilin e tyre të jetesës.
Në rastin më të keq, ajo thotë se do “blejë rroba të përdorura”, edhe pse “i mjaftojnë ato që ka”.
Artikuj të rekomanduar:
Burimi: CNN, The Guardian