Celebrity

'U zgjova e shurdhër’: Jessie J diagnostikohet me sëmundjen e rrallë!

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2020

'U zgjova e shurdhër’: Jessie J diagnostikohet me sëmundjen

Jessie J ka zbuluar se e kaloi ditën e Krishtlindjeve në spital, pasi pa se nuk mund të dëgjonte ose të ecte drejt.

Këngëtarja e Price Tag, 32 vjeç, zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Meniere, një gjendje shëndetësore e veshit, që mund të shkaktojë sulme të papritura që çojnë në marrje mendsh dhe humbje të dëgjimit.

Ajo u shpreh në Instagram:

“U zgjova dhe u ndjeva plotësisht e shurdhër në veshin e djathtë. Nuk ecja dot drejt. Më thanë që kam sindromën e Meniere. E di se shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje dhe shumë prej tyre, më kanë dhënë këshilla të vlefshme. Kjo është hera e parë që jam në gjendje ta them dhe ta pranoj: Më mungon aq shumë të këndoj dhe të jem pranë njerëzve.”

Këngëtarja shtoi:

“Mund të ishte më keq se kaq. Jam shumë mirënjohëse për shëndetin tim. Në mbrëmjen e Krishtlindjeve, unë isha në spital dhe mendoja “çfarë po ndodh?”. Jam e kënaqur që shkova herët dhe ata më dhanë gjithë mjekime e nevojshme, në kohën e duhur, kështu që ndihem shumë më mirë sot. Nuk kam kënduar për kaq shumë kohë dhe kur këndoj me zë të lartë, tingëllon sikur dikush po përpiqet të më dalë nga veshi.”

Ajo e mbylli duke thënë se është e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të dërgojmë dashuri dhe t’i rikujtojmë njëri-tjetrit se nuk jemi vetëm.

Burimi: Mirror CO UK