Showbiz dhe TV

Pas konfliktit të përfolur, Leonora Jakupi për Nora Istrefin: ‘Duhet të kërkojë falje’

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2020

Pas konfliktit të përfolur, Leonora Jakupi për Nora Istrefin:

E ftuar në “Shiko kush luan”, Leonora Jakupi u pyet mbi një personazh të njohur shqiptar me të cilin nuk do të fliste kurrë. Ajo hezitoi në një moment, por më vonë përmendi Nora Istrefin.

Jakupi u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. Ajo nuk përmendi arsye, por shtoi se si artiste e një brezi tjetër, “Nora duhet të kërkojë falje” për çfarë ka bërë.

Në vitin 2016, Blitz.al raporti se shkak i prishjes së marrëdhënies së Nora Istrefit dhe Leonora Jakupit u bë kënga “Sa t’kom dasht”. “Në një intervistë të dhënë në Klan Kosova për Alaudin Hamitin, ajo nuk ka treguar aspak të vërtetën për mënyrën se si erdhi për publikun kjo këngë. Pak javë më parë, rtv21.tv, publikoi një lajm për mënyrën se si Nora ia mori paturpësisht këngën e realizuar nga kompozitori Flori Mumajesi, mikes së saj Leonora Jakupi. Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kjo këngë, por Nora vazhdon të mos e përmendë në asnjë intervistë këtë. Duke mos përmendur gjithashtu që ka paguar në studion e ThreeDots shumë më tepër se ç’mund ta imagjinonte për të marrë një refren.” – shkruhet në artikullin e Blitz.al.

Sipas Blitz.al, kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi pa asnjë lloj të drejte këngën në një studio tjetër. “[...]iu desh të paguante shumë për këtë këngë (duke filluar që nga miqësia me Leonorën, pagesa te Three Dots, studioja ku e regjistroi, videoklipi) sepse i duhej një hit që të rikthehej fuqishëm në muzikë,” shkroi asokohe Blitz.

Shtojmë se e ftuar në “Mirage” në gusht të 2019, Nora u pyet se cilën do të zgjidhte mes Leonora Jakupit dhe Adelina Ismajlit.

“Adelinën e kam përmendur dhe më herët që më ka pëlqyer shumë kur kam qenë e vogël, edhe Leonora me pëlqen shumë. Nuk di cilën [të zgjedh]. Të dyja.” – tha Nora.

Artikull i përditësuar/në një version të mëparshëm, mungonte konflikti për këngën "Sa t'kom dasht".