Kledi Bahiti, që realizoi muzikën dhe orkestrimin e këngës “Karma” të Anxhela Peristerit, e cila u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, reagoi ndaj atyre që nuk ranë dakord me fitoren e Anxhelës.
“Ata që s’kanë b*thë të rrinë në treg e që kanë bërë vetëm dy këngë gjithë jetën e tyre, të mos na çajnë shumë fërnellën. Po plakeni duke vjellë tangërllik dhe fodullëk për disa merita që kaq shumë i keni kërkuar. Epo keq më vjen arti është hof të shof. Respekte.” – shkruan ai, shoqëruar me një emoji që tregon gishtin e mesit.
Bahiti nuk i është drejtuar dikujt në mënyrë të drejtpërdrejtë, mirëpo kuptohet se i referohet atyre që nuk ranë dakord me fitoren e Peristerit.