Modelja e famshme angleze, Stella Tennant ka ndërruar jetë pak ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. Lajmin e konfirmoi vetë familja, duke e quajtur vdekjen e saj "të papritur",e ndërsa autoritetet nga hetimet e deritanishme thonë se nuk ka "asnjë rrethanë të dyshimtë".
Emri i Tennant ka qenë një ndër më të lakuarit në botën e pasarelave në fillimin e viteve '90-të. Sfilatat e saj për dizajnera si Karl Lagerfeld apo Gianni Versace bën që shpejt modelja të pushtonte kopertinat e Vogue dhe Harper's Bazaar.
Në fakt, fama e saj nisi menjëherë pasi u fotografua për British Vogue në moshën 22-vjeçare dhe nisi të punonte me marka të famshme të modës së lartë si Alexander McQueen, Jean Paul Gaultier, Burberry dhe Calvin Klein.
Versace is mourning the death of #StellaTennant. Stella was Gianni Versace’s muse for many years and friend of the family. We will miss you forever Stella. Rest In Peace.
— VERSACE (@Versace) December 23, 2020
Stella Tennant for Atelier Versace SS 1996, ph. Richard Avedon @Avedon pic.twitter.com/9tZqwMATzn
Ndër shumë të tjerë që shprehën ngushëllimet dhe dhimbjen për vdekjen e saj, Versace, përmes një postimi në Twitter shkroi se Stella Tennant ishte muza e Gianni Versace-s për shumë vite dhe mikeshë e familjes.
Modelja dallohej për tiparet androgjene që e bënin edhe më të veçantë si dhe për prejardhjen e saj aristokrate, duke qenë se ishte mbesa e Dukës së 11 të Devonshire, Andrew Cavendish.
Stella Tennant ka qenë gjithashtu e pranishme në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike në Londër në 2012-in, krah Kate Moss dhe Naomi Campbell.
Burimi: BBC