Health

Nëse e gjen veten te këto 6 situata, ndoshta po përballesh me depresionin

Nëse e gjen veten te këto 6 situata, ndoshta po përballesh me

Depresioni për shumicën prej nesh është sinonim i trishtimit. E vërteta, megjithatë, është se depresioni është një sëmundje mendore shumë serioze që është përshkruar si një "plagë" e shekullit të 21-të. Ndaj, depresioni nuk duhet të trajtohet kurrë njëjtë si trishtimi.

Depresioni mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë në varësi të intensitetit, kohëzgjatjes së simptomave dhe shkallës së dëmit që ato shkaktojnë në jetën, punën, mjedisin familjar dhe marrëdhëniet personale të personit që vuan. Për rastet më të rënda të depresionit, shpesh përdoren termat depresion klinik ose çrregullim depresiv i madh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni është një sëmundje mendore që prek më shumë se 300 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa konsiderohet e pamohueshme që kushtet e pandemisë kanë rritur përqindjen e të prekurve.

Ndjenjat e trishtimit, humbja e vetbesimit dhe interesit në aktivitetet që më parë i sillnin gëzim personit që vuan janë simptoma karakteristike të depresionit.

Megjithatë, duhet bërë një dallim midis trishtimit, pikëllimit dhe depresionit. Çrregullimi depresiv i madh në veçanti - shpesh i karakterizuar nga episode depresive të përsëritura - është më kompleks dhe serioz.

Ja disa shenja karakteristike që tregojnë se problemi nuk jeni thjesht të trishtuar, por në depresion.

Humbja e shpresës

Mungesa e shpresës se gjërat do të bëhen mirë ndoshta  është simptoma më e zakonshme të depresionit. Emocione të tjera që mbizotërojnë janë ndjenja e e të qenit e pavlerë.

Humbja e interesit

Depresioni "shkatërron" kënaqësinë dhe gëzimin e jetës. Një shenjë paralajmëruese është mungesa e interesit në aktivitetet që më parë mezi prisnit t’i bënit, p.sh. sporte, hobi, dalje me miqtë.

Në aspektin seksual, mund të vërehet mungesa e dëshirës dhe madje edhe mosfunksionim seksual.

Nëse e gjen veten te këto 6 situata, ndoshta po përballesh me

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e vazhdueshme e rraskapitjes, një lodhje e përhershme që shumë e përshkruajnë si humbje energjie, është një shenjë karakteristike e sëmundjes mendore. Personi i prekur shpesh ankohet se ndihet vazhdimisht i lodhur.

Agresion i pashpjegueshëm

Depresioni mund të prekë të dy gjinitë në mënyra të ndryshme. Hulumtimet tregojnë se burrat me depresion shfaqin simptoma të tilla si nervozizëm, agresion, sjellje të rrezikshme, përdorim të substancave dhe zemërim të pakontrollueshëm. Burrat janë gjithashtu ata që më rrallë se gratë zgjedhin të kërkojnë ndihmën e një specialisti të shëndetit mendor.

Çrregullime të oreksit

Qoftë një mungesë e pashpjegueshme e oreksit apo një rritje e dëshirës për të ngrënë që çon në shtim në peshë, të dyja tregojnë se mund të jesh në depresion.

Nëse e gjen veten te këto 6 situata, ndoshta po përballesh me

Ndryshime emocionale

Një shenjë rreziku janë edhe luhatjet e humorit, p.sh. nga e qeshura në të qarë, pa asnjë stimul të jashtëm për të justifikuar këtë sjellje.

Kërko për ndihmë

Nëse e gjen veten te këto 6 situata, ndoshta po përballesh me

Nëse dikush ka disa nga simptomat e mësipërme - ku trishtimi dhe mërzia mbizotërojnë  - për më shumë se dy javë, atëherë duhet të kërkohet ndihma e një specialisti të shëndetit mendor.

Është fakt që shumë të prekur e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë nga një specialist, ndërsa roli i familjes dhe miqve është thelbësor. Përveç kësaj, siç theksojnë ekspertët, kontakti me “botën jashtë”, si dhe rikthimi i interesit në gjërat që duan (një hob i caktuar, aktivitetet) janë faktorë të rëndësishëm që do ta ndihmojnë atë të kapërcejë depresionin.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy