Në “Live Transmission Christmas” të muzikantit Billy Idol në SiriusXM, shfaqje që do të transmetohet më 22 dhjetor, Miley Cyrus u ndal te njerëzit që kanë kritikuar muzikën e saj, veçanërisht te Cher.
Në vitin 2013, Cher nuk e priti mirë performancën e Miley Cyrus në MTV Video Music Awards, përkundrazi pasoi me një deklaratë të ashpër duke thënë se “Miley nuk di të kërcejë, trupi i dukej keq, kënga nuk ishte e mirë”. Për më tepër, ironizoi edhe faktin se Miley nxirrte gjuhën jashtë përmes “vajzë, mos e nxirr gjuhën kur e ke me një shtresë të bardhë”.

Miley u shpreh (via Page Six) që e kuptoi se bëri diçka, pra ia doli, kur u kritikua nga Cher.
“Asaj nuk i pëlqeu fakti që po nxirrja gjuhën gjatë gjithë kohës e këto gjërat e tjera. Dhe unë mendova që përderisa mërzita Cher, me të vërtetë ia dola. Kur këto legjenda dhe ikona, artistë me të cilët jemi rritur, na urrejnë, mbetet sërish kompliment.”
Në mars të vitit 2018, në një intervistë për Wonderland, Miley e cilësoi performancën në MTV VMA 2013 si atë që shënoi karrierën e saj përgjithmonë.