
Letra 1
Mirmbrema! Shpresa ime e fundit ka ngelur AJO. AJO eshte jeta ime, por qe e vrava. Kishim nje lidhje perfekte por isha verberisht xheloz por pa faj si nuk mund te isha xheloz per ate femer qe terhiqte vemendjen e kujtdo. Nuk e di si me vune kunder dashurise te jetes time pa e kuptuar humba kontrollin dhe arsyen dhe bera ate qe shkaterova jetet e te dyve. Me verboi xhelozia. I thashe te takoheshim te shtepia ime ose tek shtepia e saj (pasi ishte studente ketu dhe jetonte vetem me 1 shoqe). Shkova tek shtepia e saj me mahniti me ate bukuri qe ka dhe sjelljen klasin qe e karakterizonte ajo me bente te kisha frike ta humbja. Ishte vetem aq e brishte e perqafova, e putha dhe ma ktheu. Mqns kishim 6 muaj te lidhur ajo nuk kishte pranuar akoma te kishte marredhenie intime me mua. Kjo me beri ti afrohesha e kapa me force fillova ta puthja e shtyva pas murit qe mos te me ikte. Me shty me tha qe nuk donte akoma, por u cmenda e mbaja fort pa kuptuar qe po e lendoja mu lut ta leshoja por jo i thoja vazhdimisht qe me perkiste mua per gjithe jeten e mora ne krahe e cova tek dhoma e saj mes lotesh e zhvesha i pashe cdo pjese trupi dhe e kreva marrdhenie me te kunder deshires... Qe nga ajo dite qe e pashe ne ate gjendje ku pervec loteve nuk reagonte me mallkoj veten nuk do gjej qetesi derisa ta gjej ku eshte te me fale dhe te martohet me mua. Nuk e di ku me iku qe nga ajo dite nuk e di ku eshte dashuria ime, engjelli im. E vetmja gje qe me mban gjalle eshte shpresa qe ta gjej ti ulem ne gjunje dhe ti them qe te me fale qe e dua dhe pas 1 viti akoma qe me shfaqet ne enderr cdo nate. Nese e lexon i them qe je shpresa ime. JETA IME ME FAL! Faleminderit per kohen.
Letra 2
pershendetje anabel .. Nuk e di nga ta nis historine time ... Nga aty ku ishim te lumtur se kishim pak gjera dhe gezonim ato pak qe kishim apo nga ato qe kemi humbur sot .... Po e nis nga fillimi ateher .. Isha studente ne vitin e pare kur une u njoha me te"te shtrenjtin tim " dhe une isha "vogelushja e atij" (ashtu me quan edhe sot edhe pse un jam nena e femijes te tij ). Ishim te dy ,studente edhe pse ne dy qytete te ndryshme takoheshim pothuajse cdo dite aq sa harroheshim ne lokalet e tr , duke biseduar , duke pritur te degjonim kengen e radhes, qeshnim flisnim derisa nata na zinte posht konviktit , posht pemeve apo dhe neteve te ftohta te janarit qe i kemi kaluar jasht duke pritur qe te zbardhej .. E adhuroja .. Me deshiren e plote te te dyve lidhja jone u zyrtarizua dhe ne ishim aq te lumtur.. Ai filloje pune , edhe pse qe i vogel perpiqej te punonte ne vende te ndryshme per te nxjerr shpenzimet e veta. Une gjithashtu u stabilizova me pune . Fitonim mjaftueshem . Ishim shume mire ekonomikisht ... Mendoja une se ishim mire ... Problemet tona filluan ateher kur ai perpiqej te me thoshte dicka dhe shmangej .. Pas shume lutjeve te mia dhe deshires te madhe per te rregulluar cdo gje ai me pohoi .. Kishte probleme me bixhozin .. Ishte i varur nga bixhozi ... Dhe un aty qe nuk kisha kuptuar asnjegje .. Kishte lene shuma te medha parash , i kishte humbur , pas shume dhimbjesh vendosim te rregullojme cdo gje duke mare nje kredi .. Me ato qe fitonim nuk do ta kishim shume problem pagesen , dhe une e hodha pas kraheve , e kalova kete , Zoti me shperbleu me nje dhurate , na bekoj me ardhjen ne jete te nje femije .. Ai ishte aty sa here qe une kisha nevoj per te , e vleresoj dhe sot perkujdesin e tij ndaj meje ,puthjen e mengjesit dhe perkedheljet te barku , perqafimin e mbremjes dhe kujdesin qe tregonte se mos me lendonte te barku , ishte aty kur futbollisti jon gjuante nga barku dhe ne qeshnim te lumtur pa fund ... Ta shihja ate te mbante ne krah femijen ton ka qen emocioni me i bukur qe kam perjeruar , Ai ishte aq i lumtur , e shihja ne syte e tij dhe lumturine edhe friken kur e mbante ne krahe , ishte aq i lidhur pas nesh aq shum sa dhe kur isha ne spital e percillja per ne shtepi dhe kur me dilte gjumi naten e shihja aty i ulur ne karrike duke fjetur me koken mbeshtetur ne krevatin tim.E cdo dit mesonim dicka per femijen si prinder te rinj dhe qe cdo gje e perjetonim aq shum , cdo dit e cdo muaj ai rritej , behej aq i bukur , Luante me babin qe i ndronte pampersin dhe rrobat, para se te ikte ne pune , kembadoras e ndiqte deri te dera dhe e percillte me te qara cdo mengjes. ...por kjo lumturi gjithmon me ka trembur .. E kisha friken se njeriu nuk ndryshon sa hap e mbyll syt .. Dhe keshtu ndodhi .. Pasditeve filloj te kthehej vone , te dilte vone dhe asnje shpjegim per mua qe e prisja zgjuar deri ne oret e par te mengjzit.. Ajo qe kisha frike ndodhi serish ... Por tani kishte humbur cdo gje , kursimet tona ,miljona lek borxh ,punen , respektin ,dhe u largua.... Me shpresen se do punoj dhe do sistemoj dicka,Cdo gje po e vuan vet sepse e di sesa e lendon ate te mos shohi femijen e tij tani qe eshte duke hedhur hapat e para . E di se sa e lendon ate fakti qe ai shkaterroj cdo gje dhe tani eshte larg nesh . Ka tentuar te bej cdo gje , te me lej te lire te iki , te kerkoj lek per te mbyllur problemet , te me flase per vetvrasje , te largohet ne nje vend pa te ardhme per te perfituar dicka te vogel per te lare pak detyrime dhe dicka te vogel per djalin ...por une kam qene gjithmone aty , duke i dhene shprese per cdo gje , duke i folur per te ardhmen sa here qe me thote jeta ime mbaroje ketu , duke i dhene zgjidhje sa here me thote qe ka marr fund . Nga deshperimi kam tentuar cdo gje , te kerkoj per pune tjeter , te kerkoj ndihme ekonomike nga miq apo familjar madje dhe kam nxjer lajmerime per te shitur veshken ..por asgje. Dhe une jam prap ketu .. Ai eshte shume i forte , e njoh , e perballon dhe kete , ai ka vendosmeri dhe kembngulje , ai me jep force per te shpresuar se nje dite do te jemi bashke te tre .. Dhe sdo te humbi asnje moment nga rritja e djalit te tij.. Edi ai e kerkon cdo nate .. E therret dhe e kerkon neper jorgane sepse gjithmone kur flinte nderkohe qe pinte qumesht me njeren dore kapte veshin e tij .. E une shpresoj dhe asnjehere nuk ndaloj se shpresuari se cdo gje do te rregullohet nje dite. Flm nqs e publikon. Do ti lutesha moralistave , perball dhimbjes time nuk ve asnje gje . Anonim te lutem .
Letra 3
mirmbrema anabel... tema sot me grrici dhe vendosa tshkruaj rreth saj.... i keni parasysh ata njerzit qe i takoni rastesisht dhe aty kuptoni se ata kane lindur per ju qe ju bejnte ndiheni njerez me tmir dhe ju mbushin me shprese? AS UN por shpresa vdes e fundit dhe un do pres se jetes si dihet... postoje anabel se kam derdhur shum ndjenj ktu, dhe anonim
Letra 4
Shpresa vdes e fundit...edhe per mua! Jam nje vajze 25 vjece, kam mbaruar masterin ne Shqiperi, dhe prej nje viti jetoj ne Amerike. Gjate ketij viti me shume veshtiresi po ja dal. Faturat (qera, drita, gaz, cel) jane goxha te shtrenjta ne krahasim me rrogen. Punoj pastruese ne shtepi te ndryshme.. shpesh here qaj nga merzia se cfare sakrificash bera per shkollen, dhe tani ja ku jam...duke pastruar banjot e botes. Po s'kam zgjidhje tjeter, nuk pranoj te dorezohem. Shpresoj cdo dite qe do mund te gjej nje pune me te mire, te kursej ca para e me pas te bej dicka qe diploma ime te me njihet edhe ketu, ose te pakten nje pjese e provimeve. Nuk eshte aspak e lehte me besoni, edhe ketu duhet te njohesh dike qe te gjesh pune. Po shpresoooooj, shpresoj kaq shume qe nje dite nuk do bej me pune kaq te ndyra, dhe do dal nga kjo situate! Dhe gjeja me acaruese, jane njerezit qe vazhdimisht me thone: Sa gjynah, mbarove master dhe tani paston halet e botes! Anonim moj aman se jemi me seder, andej nga Shqiperia mendojne se Amerika mezi na priti neve te na jepte ndonje pune zyre...uff !
Letra 5
Mirembrema Anabel,shpresa ime eshte qe ai kafsha te me kerkoj te bashkejetojme bashke se u cmendaaaaaaa e dua afer cdo mengjes,cdo nate.Se keshtu larg ma shpifi,ma hoqi trurin,te pakten po te jetojme bashke i hakmerem cdo nate per cdo acarim nervash qe ben. Shpresoj ,po sdi si tja them.Help me pleaseeeee
Letra 6
E di cfare shpresoj une Anabel? Qe djali im te marr nje nuse tamam se e rrita,e shkollova e futa dhe ne pune dhe kulmi do jete po te me sjelli ne shpi ndonji nga keto qe ankohen e i kan vjerrat hale ne sy. Ai e ka gjet nje shoqe dhe do ma prezantoj per ditlindjen time ka thene dhe une tani cdo dite vetem shpresoj te jete si e dua un,e edukuar,serioze,jo llapazane dhe te mos merret apbsolutisht me internet! Se po degjoj te gjith qe po ndahen nga inerneti se te del tjetri aty ne skaip e ne facbook e te shkarron familjen. Un e perdor per te fol me gocen qe kam ne itali me shkoll,e theksoj qe te mos thoni qe kam vet internet. Mos ma nxirr emrin po deshe. Te fala! Ju ndjek shpesh
Letra 7
Shpresa vdes e fundit dhe kete e vertetoj te vetja ime. Edhe pse mjeket na kane thene qe im shoq nuk mund te beje femije, une gjithsesi vazhdoj ta mohoj kete realitet qe mjeket dhe shkenca e thone, dhe akoma dhe gjithmone do shpresoj te nje mrekulli. Jam e sigurte madje qe nje dite do behemi prinder dhe besoj se pozitiviteti im do ndikoj edhe te ai se nje njeri kur ndjehet mire shpirterisht mund te mposhti cdo gje fizike dhe trupi te sherohet e bej mrekullira. E di Anabel, edhe pse ai kembngul qe smund te ndodhi une vazhdoj i flas per bebat tane dhe e coj biseden aq larg sa ka ndodhur qe jemi grindur pet edukimin e tyre, madje jemi grindur keq se sbjem dakort per cdo gje, pastaj kujtohemi qe nuk kemi femij dhe fillojme qeshim si budallenj me njeri tjetrin. Por une ende shpresoj dhe imagjinoj diten kur do me shkrihet zemra fare kur ta shoh burrin duke luajtur me bebin tone dhe shpresoj te jem nje nene e mire por edhe nese sdo jem nene perfekte, nuk shqetesohem se ai eshte aq i mire sa do plotesoj cdo mangesi qe te kem une. Shpresoj me gjithe shpirt, ne djall mjekesia! Nese e deshiron nje gje, duhet te ndodhi! Anonim te lutem nese ma poston.
Letra 8
Ahhh moj Anabel...nuk ka ore te dites qe nuk mendoj per ato 1 milion euro.I dua shum te shkretat.Jam duke shfrytezuar te gjith potencialin tim per ti pasur.Po se si do vine nuk e di.Kam shum plane me to,pushime ne Dubai,Bora Bora, te realizoj nje kenge timen, nja dy nderhyrje te vogla kirurgjikale dhe shopping pafund...Siklet i madh me ka zene po hajt me shendeti ne rradhe te pare se mendja nje kokerr gruri eshte dhe po iku hajt ta kapesh.Shpresa vdes e fundit thone, ah se harrova ky vit eshte hera e dyte qe aplikoj per llotarine amerikane..pa vizituar dhe njehere New York-un nuk i tund kembet.
Letra 9
Mbrema anabel ndoshta jam pak vone per shkrimin tim por dua te them dicka ne baz te temes qe ju keni vendos sonte..shpresa vdes e fundit .....nuk di nese kjo thenie esht e vlefshme me per mua por uroooj vertet qeee nje dit babi im te arrij ta pranooj faktin qe une i dhash fund marteses time sepse nuk jetoja dot me e dhunuar...kjo esht shpresa ime e vetme...
Letra 10
ME SHPRESA RROJME MOJ ANABEL POR DERI KUR?? VUAJ NGA NJE SEMUNDJE E MALLKUAR (SM)SKLEROZE MULTIPLA.JAM E MARTUAR KAM DY FEMIJE JETOJ NE LONDER PER FATIN TIM TE MIRE . TE PAKTEN ZOTI ME PA NGA NJE ANE QE SJETOJ NE SHQIPERI.CDO DITE ZGJOHEM ME SHPRESEN QE KEMBET E MIA TE ECIN,QE DUART TE ME LEVIZIN.QE TE JEM NE GJENDJE PER TU KUJDESUR PER FEMIJET BURRIN DHE VETEN TIME,,RROJ ME SHPRESEN QE CDO DITE TE JEM E FORTE E TA PERBALLOJ KETE TE MALLKUAR SEMUNDJE QE SKA MOMENT MOS E MENDOJ E TE FRIKSOHEM.RROJ ME SHPRESEN QE DHE FEMIJET E MI TE KEN NJE MAMA QE TI SHOQEROJE NE CDO HAP DERI SA TE RRITEN.RROJ ME SHPRESEN QE SHKENCA TE AVANCOJE E TE LIROHEM NGA TERAPIA E PERJETSHME QE BEJ,NGA FRIKA,E SHUME TE TJERA..FALEMINDERIT JU UROJ SHENDET TE GJITHEVE.
Letra 11
Mirmbrema anabel. Shpresa vdes e fundit per mua per familjen time. Gjeta veten ne kete teme per te thene se problemet familjare jan te pafundme e qe e vetmja gj qe do te doja eshte qe mami I'm te behet mire. Para disa muajve doktoret I than sr zemra e saj noton ne uje e se duhet te operohet. Cdo nnate I lutem zotit te bej mbrekulli e te dale mire. O zot bekoji nenat kudo qe jane. Pa to nuk ka jete. Flm nese e poston.