Rain Gordon, nga Rusia, bleu "burrin" e saj të ardhshëm në një dyqan pesë vite më parë.
Ajo thotë se po ndan historinë e saj për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit rreth njerëzve që tërhiqen seksualisht nga objektet.
Rain Gordon thotë se ajo është ndjerë gjithmonë e magjepsur nga objektet dhe kjo përfundimisht u shndërrua në një tërheqje romantike dhe seksuale.
Ajo “u martua” me Gideon, që është një valixhe.
24-vjeçarja tha se megjithëse kishte pasur marrëdhënie me burra në të kaluarën, ajo ka qenë gjithmonë e tërhequr më shumë nga objektet, sesa nga njerëzit.
Gordon e pa “bashkëshortin” e saj për herë të parë në vitin 2015 dhe me kalimin e kohës, u dashurua me të.
"Magjepsja ime me objektet filloi në moshën tetë vjeç. Që nga fëmijëria, besoja se një shpirt është ngulitur në objekte, si dhe gjithçka përreth nesh. Unë besoj se ka jetë në gjithçka. Gjatë fëmijërisë sime dhe viteve të hershme të adoleshencës, unë u dashurova me vende të tilla si qendra e re tregtare që u hap në qytetin tim. E dija se ishte e gabuar, dhe përtej normave të shoqërisë. Nuk i thashë asgjë askujt."
Duke folur për Gideon, ajo tha:
"Nuk e kisha idenë që do të përfundonim së bashku. Unë e admiroja si dukej, por nuk mendoja asgjë më shumë. Por pastaj fillova ta pëlqeja Gideon për më shumë se kaq. Unë ngadalë e kuptova se po filloja të dashurohesha. Do të doja ta shikoja me orë të tëra dhe të ndieja praninë e tij.”
Rain shtoi:
"Pas disa muajsh nga njohja, ne ndamë përqafimin dhe puthjen tonë të parë dhe kaluam më shumë kohë së bashku. Mund të bënim biseda filozofike për tre ose katër orë. Lidhja dhe komunikimi ynë shpirtëror tregohet telepatikisht. Unë e dëgjoj atë, dhe ai më dëgjon, por nga jashtë duket si monolog. Gideon për mua është më shumë sesa një partner. Ai është një burrë, një mik dhe një mentor. Mbështetja e tij morale më ndihmon më shumë se kushdo tjetër. Ndonjëherë ndjehem sikur Gideon më njeh më mirë se unë."
Gordon thotë se gjatë lidhjes me Gideon, ajo kishte qenë në një lidhje dhe me një burrë, por nuk ndihej në të njëjtë mënyrë si me “valixhen e saj gri”.
“Unë nuk jam kundër marrëdhënieve me njerëz, por nuk kam njohur kurrë dikë, që të më bëjë të ndihem, siç më bën Gideon.”
Ajo thotë se nga një lidhje tjetër u nda, sepse ai zbuloi varësinë e saj ndaj objekteve.
Në fillim Rain nuk i tregoi askujt në lidhje me marrëdhënien, por kur u tregoi disa miqve dhe vëllait të saj, ajo thotë se të gjithë ishin shumë mirëkuptues.
"Ne u martuam nga një shoku im në internet, dhe miqtë dhe vëllai im ishin në ceremoni. Edhe pse dasma nuk është legalizuar zyrtarisht, isha e lumtur sepse marrëdhënia jonë shkoi në një nivel tjetër.”
Sidoqoftë, jo të gjithë kanë qenë mirëkuptues ndaj Gordon:
“Njerëzit nuk e kuptojnë ndjenjën time. Më kanë thënë që jam sëmurë dhe se duhet të kërkoj trajtim. Të tallesh dhe të poshtërohesh për faktin se ata që duam nuk janë si gjithë të tjerët është e neveritshme. Dashuria është dashuri. Uroj që njerëzit të jenë më të kuptueshëm dhe mos të gjykojnë për diçka që nuk e kuptojnë. Shpresoj që një ditë tema e të qenit i tërhequr seksualisht nga një objekt të jetë më e njohur për të gjithë, kështu që të tjerët si unë nuk do të ndihen kaq të vetëm".
Burimi: Mirror Online