Mësohet se legjenda e James Bond, Sean Connery ndërroi jetë nga pneumonia, problemet me zemrën dhe mosha, sipas certifikatës së tij të vdekje, të siguruar nga TMZ.
Në certifikatë shkruhet se shkaqet e vdekjes qenë pneumonia, probleme me frymëmarrjen, mosha [dhe] fibrilacioni atrial, kjo e fundit një rrahje e parregullt e zemrës që mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut, goditjeve në tru dhe ndalimit të zemrës.
Bashkëshortja e Connery prej 45 vjetësh, Micheline Roquebrune, tha më parë se ai kishte përjetuar një betejë të gjatë me demencën dhe "u nda nga jeta paqësisht".
Legjenda e James Bond u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 90-vjeçare. Aktori skocez u admirua nga tifozët e filmit dhe është konsideruar gjerësisht si 007 origjinal dhe më i mirë.
Sean Connery e nisi karrierën në aktrim që në moshë të hershme, por në vitet ’50 pati më shumë sukses. Pavarësisht pjesëmarrjeve nëpër teatër dhe filma, ishte James Bond me “Dr.No” çfarë i dha një tjetër status në ekran, i cili vazhdoi më pas me “From Russia with Love”, “Goldfinger”, “Thunderball”, “You Only Live Twice” apo “Diamonds Are Forever”.
Fama e lejoi që të ishte pjesë e filmave jashtë James Bond, si “Marnie” me regji të Alfred Hitchcock apo “The Hill” e Sidney Lumet. Connery fitoi çmimin Oscar për “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” për “The Untouchables” (1988).
Connery u martua dy herë: së pari me aktoren Diane Cilento (1962-1973) me të cilën pati një djalë, Jason, dhe më pas me piktoren francezo-marokene Micheline Roquebrune në 1975.