Health

A keni inteligjencë emocionale? Ja si ju ndihmon ajo që të përballoni pandeminë

A keni inteligjencë emocionale? Ja si ju ndihmon ajo që të
Photo Courtesy: Getty Images

A jeni në gjendje që të kontrolloni emocionet tuaja? A njihni njerëz që bëjnë gjithmonë gjërat e gabuara në kohën e gabuar? A keni njohuri për inteligjencën emocionale dhe se si mund t’ju ndihmojë për të përballuar pandeminë? Nëse jo, ky artikull ju vjen në ndihmë.

Fillimisht, le të përmbledhim shkurtimisht se çfarë është inteligjenca emocionale.

Inteligjenca emocionale, e njohur ndryshe si EQ  (emotional quotient) është aftësia për të kuptuar, përdorur dhe menaxhuar emocionet tuaja në mënyra pozitive, duke lehtësuar stresin, duke komunikuar në mënyrë efektive dhe duke patur sensin e empatisë për të kapërcyer sfidat dhe për të zgjidhur konflikte. Inteligjenca emocionale ju ndihmon të ndërtoni marrëdhënie më të forta, të keni sukses në shkollë dhe punë dhe të arrini qëllimet tuaja në karrierë dhe jo vetëm. Shumë ekspertë besojnë se EQ, është edhe më e rëndësishme se IQ (intelligence quotient).

Ka disa shenja që tregojnë se një individ ka inteligjencë emocionale të ulët dhe këto përfshijnë:

1. Dëshira për të pasur gjithmonë të drejtë.
2. Prirja për të mos i kushtuar rëndësi ndjenjave të njerëzve të tjerë.
3. Sjellja e pandjeshme.
4. Të fajësuarit e të tjerëve për problemet.
5. Paaftësia për të përballuar situata të caktuara, si pandemia për shembull.
6. Shpërthimet emocionale.
7. Probleme me marrëdhëniet sociale.
8. Të biseduarit vetëm për veten.

Si mund t’ju ndihmojë inteligjenca emocionale në lidhje me pandeminë e Covid-19?

Në botën e re të shkaktuar nga Covid-19, të gjithë përjetojmë emocione të forta dhe nivele të mëdha ankthi. Këto emocione nuk janë të këqija; ato në të vërtetë mund të na ndihmojnë nëse dimë si t'i trajtojmë. Por nëse i lëmë të dalin jashtë kontrollit, ndikojnë negativisht.

Inteligjenca emocionale nuk ka të bëjë me përpjekjen për të hequr emocionet nga procesi i vendimmarrjes; përkundrazi, ka të bëjë me kuptimin dhe menaxhimin e tyre. Kjo është veçanërisht e dobishme gjatë një kohe krize sepse mund të na ndihmojë të mendojmë në mënyrë racionale dhe të barazpeshojmë emocionet tona me mendimin racional, kështu që dimë si të veprojmë. Pra, t’i bëni emocionet të funksionojnë për ju, jo kundër jush.

Për shembull: Një ditë të caktuar, keni takime në Zoom njëri pas tjetrit. Në ditë normale, ju nuk do të ishit kurrë në gjendje t’i bënit këto takime.

Shembull tjetër: Mund të ndiheni keq për ndjenjat që përjetoni. Por në vend që të qëndroni në këtë gjendje, mund të zhvilloni një hobi të ri, të cilin në situatë normale, nuk do ta kishit provuar.

Inteligjenca emocionale gjithashtu mund t'ju ndihmojë në marrëdhëniet me të tjerët. Mos harroni se ndjeshmëria sjell ndjeshmëri. Kur merrni kohë për të dëgjuar me kujdes partnerin/en, familjen, miqtë ose kolegët - kur përpiqeni të kuptoni ndjenjat e tyre - ata do të ndihen të kuptuar. Dhe kur një person ndihet i kuptuar, ka shumë të ngjarë që t'ju përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Me fjalë të tjera, askush nuk mund të kontrollojë mënyrën si ndihet, gjithmonë. Por mund të kontrollojmë mënyrën e përpunimit të këtyre ndjenjave dhe reagimin ndaj tyre.

Artikuj të rekomanduar:

Burimet: Inc Magazine, Healthline, Very Well Mind, WebMD, Psychology Today

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Do you have emotional intelligence? Here's how it helps you cope with the pandemic

A keni inteligjencë emocionale? Ja si ju ndihmon ajo që të
Photo Courtesy: Getty Images

Are you able to control your emotions? Do you know people who always do the wrong things at the wrong time? Do you have knowledge about emotional intelligence and how it can help you cope with the pandemic? If not, this article comes to your aid.

First, let us briefly summarize what emotional intelligence is .

Emotional intelligence, otherwise known as EQ (emotional quotient) is the ability to understand, use and manage your emotions in positive ways, relieving stress, communicating effectively and having a sense of empathy to overcome challenges and resolve conflicts. Emotional intelligence helps you build stronger relationships, succeed in school and work, and achieve your career goals and more. Many experts believe that EQ is even more important than IQ (intelligence quotient).

There are several signs that an individual has low emotional intelligence and these include:

1. The desire to always be right.
2. The tendency not to pay attention to other people's feelings.
3. Insensitive behavior.
4. Blaming others for problems.
5. Inability to cope with certain situations, such as pandemics for example.
6. Emotional outbursts.
7. Problems with social relations.
8. Talking only about yourself.

How can emotional intelligence help you with the Covid-19 pandemic?

In the new world caused by Covid-19, we all experience strong emotions and high levels of anxiety. These emotions are not bad; they can actually help us if we know how to deal with them. But if we let them get out of control, they have a negative impact.