Kinema & TV

Para jush, kasti i ri i aktorëve të 'Gossip Girl'!

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2020

Para jush, kasti i ri i aktorëve të 'Gossip Girl'!

Përshëndetuni me kastin e ri të "Gossip Girl"! Seriali i famshëm i viteve 2010 është gati për t'u rikthyer aty ku përfundoi tek shkallët  e famshme të  Metropolitan Museum of Art. 

Para jush, kasti i ri i aktorëve të 'Gossip Girl'!

Në fotot e reja të shkrepura nga paparacët gjatë xhirimeve në New York, aktorët e rinj po punojnë për rikthimin e Gossip Girl. Fansat e serialit do ta njohin brenda 1 sekonde vendodhjen, si vendin e përhershëm ku Serena van der Woodsen (Blake Lively) dhe Blair Waldorf (Leighton Meester), takoheshin gjithnjë!

Para jush, kasti i ri i aktorëve të 'Gossip Girl'!

Ky prodhim i HBO-së do ta prezantojë botën me talente të reja të cilët janë përzgjedhur për të rikthimin e serialit më të famshëm për adoleshentë. Në disa prej fotove, dallohej qartë veshja e aktorëve të rinj dhe sigurisht, nëse e keni parë Gossip Girl e dini që këpucët e Blair dhe Serena-s kërkojnë pasardhës të denjë, por duke qenë se kostumografi është i njëjti, prisni të frymëzoheni sërish! 

Para jush, kasti i ri i aktorëve të 'Gossip Girl'!

Rikthimi i filmit nuk përfshin yjet kryesorë si Lively dhe Meester, por historia është thuajse ajo, e përshtatur me jetën dhe mendësinë e adoleshentëve të 2020-ës.

Para jush, kasti i ri i aktorëve të 'Gossip Girl'!

Nuk dihet ende se kur do të prezantohet filmi në 2021-in, por deri atëherë, shihni fotot e kastit të ri dhe imagjinoni!

Burimi: Harper's Bazzar