Kinema & TV

6 arsye pse duhet të shkoni në kinema, tani më shumë se kurrë

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2020

6 arsye pse duhet të shkoni në kinema, tani më shumë se

Patjetër që është shumë këndshëm t’i shohësh filmat nga rehatia e krevatit, sidomos në kohë pandemie si kjo. Megjithatë nga ana tjetër, ka plot arsye pse të shkuarit në kinema është një eksperiencë e pazëvendësueshme. Pasi të lexoni listën në vijim, me siguri që do të ndiheni më të lehtësuar tashmë që Ministria e Shëndetësisë miratoi hapjen e kinemave (sigurisht në kushte sigurie higjieno-sanitare) dhe patjetër që gjëja e dytë që do të bëni do të jenë biletat te Kinema Millennium.

Pamjet dhe zëri

A keni një ekran masiv dhe mure të papërshkrueshëm nga zhurmat e fqinjit ngjitur? Jo. Të shohësh një film në kinema është një eksperiencë ndryshe sepse gjithë sistemi i audios dhe figurës është projektuar që të përmirësojë gjendjen tuaj të përgjithshme dhe t’ju bëjë pjesë të historisë. Për shembull, kritikët vlerësuan pozitivisht filmin action-thriller dhe sci-fi, “Tenet”, për performancat, produksionin dhe pamjet. Rolling Stones në një artikull shkroi se nëse ka ndonjë prodhim që mund t’i bëjë adhuruesit e filmave të shkojnë në kinema, sigurisht me maska dhe të distancuar, është “Tenet”. Eksperienca që mund të të dhurojë “Tenet”, që po jepet në Kinema Millennium, komploti i të cilit ndjek një agjent sekret që manipulon rrjedhën e kohës për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore, as nuk mund të krahasohet me cilësinë në ekranin e telefonit, laptopit apo televizorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? ?????????? (@kinemamillennium) on

Posterat

E dimë, mund të duket kaq e çuditshme si arsye, por ka vërtet rëndësi. Ti je në hyrje të kinemasë dhe sheh posterin e “Mulan” për shembull. Ecën dhe pak më sipër dhe sheh posterin e “The War with Grandpa” në Millennium, kthen kokën djathtas dhe sheh një tjetër poster filmi. Pa shkuar ende te hyrja, gjendja jote shpirtërore futet në #moviemood. Në shtëpi, “posterat” e vetëm që sheh janë disa piktura të varura në mur ose fotografi të vjetra të fëmijërisë.

Ndjesia e gjithëpërfshirjes

Prania e njerëzve të tjerë e bën akoma më të këndshme përvojën. (Ok, sigurisht që nuk e kemi fjalën për atë tipin që flet gjatë gjithë kohës, megjithëse nuk do të keni më probleme të tilla pasi do të jeni në distancë fizike). Të qeshurat njëzëri, lotët e përbashkët apo ankthi që kaplon të gjithë të pranishmit në sallë në një moment drithërues, janë emocione që nuk i përjeton duke e parë filmin në shtëpi…me përjashtim të rasteve kur jeni një familje me shumë dhe ia dilni mbanë të bini dakord se ç’film do të shihni. Nëse është ky rasti juaj, urime!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? ?????????? (@kinemamillennium) on

Një pasdite ndryshe

Tani që pandemia i ka kufizuar paksa planet familjare, të shkuarit në kinema mund ta bëjë pasditen familjare të duket ndryshe. Në Kinema Millennium po jepet “The War with Grandpa”, një komedi që vendosi De Niron nga performanca gjeniale në “The Irishman”, në një situatë komike familjare. Filmi flet për një djalë të vogël, Peter (Oakes Fegley), i cili përpiqet medoemos të largojë nga dhoma gjyshin e tij, Ed (Robert De Niro), pasi ky i fundit u shpërngul për të jetuar me familjen. Peter dhe Ed duket se do t’ju argëtojnë familjarisht dhe ku tjetër mund ta shihni më mirë se në kinema.

Për diçka akoma më për fëmijë (por edhe për të rritur) ju rikujtojmë prodhimin e Walt Disney Pictures dhe Pixar Animation Studios, “Onward”. Rolling Stones shkruan se ndonëse “Onward” nuk është Toy Story, padyshim që historia magjike e dy vëllezërve elf ia vlen të shihet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? ?????????? (@kinemamillennium) on

Shihni filmat të parët

Zakonisht kinematë transmetojnë filmat më të fundit. Për disa njerëz (lexo: ata që nuk presin dot dhe nuk janë tipa faqesh pirate sepse kanë respekt për punën e të tjerëve), kinemaja është zgjidhja e parë.

Ndihmoni ekonominë

Biletat relativisht janë të përballueshme. Në një situatë të paqëndrueshme ekonomike, sidomos për bizneset të cilat qëndrojnë mbyllur që prej fillimit të pandemisë, shpenzime të tilla kontribuojnë sadopak në rimëkëmbjen e ekonomisë. Kështu që le të ndihmojmë njëri-tjetrin që t’i kthehemi normalitetit.

Shtojcë: “Kinemaja do të jetë e hapur në orarin e zakonshëm nga ora 10:30 deri në 00:00 në përputhje të plotë me udhëzuesin e masave higjieno-sanitare. Salla Millennium do të operojë me 1/3 e kapacitetit duke siguruar sterilizim të rregullt të ulëseve dhe ajrosje të shpeshtë. Vizitorët do të sterilizojnë duart dhe do të mbajnë maska brenda dhe jashtë sallës.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? ?????????? (@kinemamillennium) on

Me fjalë të tjera: Frikë jo, kujdes dhe filma po!