Shendet i Pergjithshem

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të gjithë

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2020

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

1. Vaksina e gripit nuk bën asgjë

Gabim. Efektiviteti i vaksinës së gripit ndryshon çdo vit, por, mesatarisht, "shkenca tregon se vaksina e gripit është rreth 60% mbrojtëse në parandalimin e gripit", thotë eksperti i sëmundjeve infektive Amesh A. Adalja, studiues i hershëm në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. "Nëse infektoheni me grip, pavarësisht se keni bërë vaksinën, gripi do të ketë më pak të ngjarë që të jetë i rëndë dhe do të jeni më pak të rrezikuar për t’u shtruar në spital apo që të keni pneumoni.”

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

2. Boronicat e kuqe shërojnë infeksionet e traktit urinar

Jo, lëngu i boronicave të kuqe nuk është efektiv në rast se e keni tashmë infeksionin, thotë Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit. Disa hulumtime sugjerojnë që ektrakti i tyre ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

3. Sezoni i gripit ndodh vetëm në dimër

Shumë infeksione të gripit ndodhin në dimër, por zakonisht sezoni i gripit nis në tetor dhe mund të zgjasë deri në maj, thotë Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Gjithashtu, teknikisht mund të sëmureni me grip në çdo kohë të vitit. Mund të ketë më pak të ngjarë gjatë verës, por sidoqoftë mund të sëmureni.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

4. Duhet të lani duart me ujë të nxehtë

Më tepër ka rëndësi sapuni dhe veprimi i fërkimit sesa temperatura e ujit. Kështu që nuk keni pse i lani duart me ujë shumë të nxehtë.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

5. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme shfaqin simptoma

Shumë sëmundje të tilla nuk kanë fare simptoma. Shumë njerëz mund të mos e dinë se kanë një infeksion. Prandaj është e rëndësishme testimi rutinë dhe seksi i mbrojtur.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

6. Vetëm burrat duhet të shqetësohen për sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës nuk janë “çështje burrash”.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

7. Disa njerëz thjesht nuk sëmuren kurrë

Sigurisht, disa njerëz duket se kanë një aftësi mbinjerëzore për të shmangur sëmundjet kur infeksionet qarkullojnë, por të gjithë sëmuren në një moment. Njerëzit nuk janë të papërshkueshëm nga infeksionet.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

8. Gratë shtatzëna nuk duhet të bëjnë vaksinën e gripit

Vaksina e gripit është e vetmja mënyrë që gratë të mbrojnë fetusin në zhvillim nga gripi. Gratë shtatzënë kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të rënda, ndaj përparësia e vaksinës së gripit nevojitet në çdo sezon.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

9. Të rinjtë nuk pësojnë sulme në zemër

Ndërsa njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa të pësojnë sulme në zemër, të rinjtë gjithashtu mund të pësojnë sulm në zemër. Ataket në zemër janë duke u bërë më të zakonshme te të rinjtë (veçanërisht gratë), sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

10. E kuptoni kur keni presion të lartë të gjakut

Ka në arsye pse tensioni i lartë i gjakut (hipertension) quhet “vrasësi i heshtur” – ju thjesht nuk e dini. Në raste të rralla, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë simptoma si dhimbje koke, ndryshime vizuale, dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen. Sidoqoftë, në shumicën e rasteve, njerëzit nuk e dinë.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

11. Ataket në zemër shkaktojnë vetëm dhimbje në kraharor

Dhimbja në kraharor është simptomë e zakonshme e një ataku në zemër, por nuk është e vetmja. Ka shumë simptoma të tjera që mund t’ju ngatërrojnë: gulçimi, dhimbja e nofullës, dhimbja e krahut të majtë, marrje mendsh, lodhje ekstreme, të përziera, të vjella, djersitje pa ndonjë arsye.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

12. Nuk keni pse shqetësoheni për kolesterolin nëse jeni të rinj

Jo. Në të vërtetë duhet të tregoheni të kujdesshëm që në moshë të hershme.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

13. Ju duhen tetë orë gjumë në natë

Në të vërtetë, Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon që të rriturit të kenë shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë në mënyrë që të funksionojnë në mënyrën më të mirë. Por të gjithë janë të ndryshëm: Disa kanë nevojë vetëm për pesë ose gjashtë orë, ndërsa të tjerëve u duhen nëntë.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

14. Karbohidratet janë të këqija

Jo. Disa nga modelet më të shëndetshme të ngrënies, si dieta mesdhetare, shfaqin në mënyrë të dukshme shumë karbohidrate në formën e drithërave, frutave dhe perimet. Qëllimi është që të zgjidhni llojin e duhur.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

15. Vegjetarianët dhe veganët kanë nevojë për më shumë proteina

Nuk ka asnjë provë se ju duhet mishi për të mbijetuar. Një dietë e ekuilibruar me bazë bimore me një larmi ushqimesh bimore është e shëndetshme dhe ushqyese për trupin. Ka rëndësi që veganët dhe vegjetarianët të kenë burime të mira proteinike, si fasulet, thjerrëzat, qiqrat, bizelet etj.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

16. Dietat e njerëzve të famshëm do t’ju ndihmojnë gjithmonë që të humbni peshë

Njerëzit e famshëm duan të flasin për dietat e tyre të preferuara, por kjo nuk do të thotë që në fakt duhet t’i provoni. Ata mund të mos ju japin detajet e plota. Edhe nëse po thonë të vërtetën, ata nuk janë ekspertë dietash.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

17. Ushqimet me shumë yndyrë janë të dëmshme

Një dietë me kalori më pak që përfshin yndyrna të shëndetshme mund të ndihmojë njerëzit të humbin më shumë peshë sesa një dietë e ngjashme me pak yndyrë, sipas një studimi në International Journal of Obesity. Yndyra ju ndihmon ta shijoni më shumë ushqimin dhe ju bën të ndiheni të ngopur, më gjatë - dy faktorë që janë kyç për humbjen e peshës.

17 mite për shëndetin që duhet t’i lexojnë të

Burimet: Men’s Health, Women’s Health

MOS I HUMBISNI