Vite më parë, një histori që përfshinte princeshën Beatrice, Ed Sheeran, James Blunt dhe një shpatë ceremoniale, nisi të qarkullonte si thashethem i pakonfirmuar. Në vitin 2016, The Sun raportoi se princesha Beatrice goditi aksidentalisht Ed Sheeran me shpatë, teksa hiqej sikur po kurorëzonte si kalorës James Blunt. Historia ndodhi në Windsor Castle, Royal Lodge dhe ishte një festë mesatare mbretërore.
Më pas, pati raportime kontradiktore. Ed Sheeran konfirmoi historinë në 2017-n në Graham Norton Show. “Për dy javë më vonë, kisha një shenjë të madhe në fytyrë dhe u thoja njerëzve që rashë, por papritmas doli historia,” tha ai dhe më vonë korrigjoi veten duke shtuar, “doli historia e pretenduar”. James Blunt e mohoi historinë në mars të 2017-s në një intervistë me Shortlist. “Ed ishte i dehur dhe preu veten.”
Por tani, duket se ka një konfirmim për çfarë ndodhi vërtet. Menaxheri i Ed Sheeran prej kohësh, Stuart Camp, në një bisedë në podcastin Straight Up për People, duket se nuk e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe po, e quajti princeshën “idiote”.
Camp u shpreh se nuk folën kurrë publikisht dhe “njerëz të caktuar” u thanë që të gënjenin dhe të mos thonin se ishte princesha Beatrice. “Unë nuk do të gënjej thjesht se një copë idioteje tund shpatën vërdallë kur është e dehur. Nuk është e sigurt.”
Me fjalë të tjera, princesha Beatrice duhet t’ia lërë shpatat kalorësiake profesionistëve të vërtetë. Mbretëreshës pra.
Burimi: Observer