Kylie Jenner, si shumë prindër të tjerë e nisi mëngjesin duke përgatitur vajzën e saj, Stormi Webster, për në shkollë, por, në vend të një klase me fëmijë të tjerë 2-vjeçarë, miq dhe një park lojërash, ylli i Keeping Up With the Kardashians u përgatit për një ditë të veçantë rë “shkollimit në shtëpi” (home-schooling).
Interneti hulumtoi për të parë me kureshtje, çmimet e veshjes së Stormit për ditën e parë.
Në një postim në Instagram, Stormi ka veshur një fustan të zi, që në fakt është bluza "Astronomical" ($53), nga firma e Travis Scott, por e bërë enkas për Stormin, vathë diamanti dhe atlete Air Jordans “Preschool Kids Shoe” ($80).
View this post on Instagram
Ndërkohë, çanta e shpinës që Stormi mban, sipas E! News është një Hermes Togo Kelly Ado, e cila ka një vlerë $10.000-$12.000, por mund të gjendet në treg edhe me çmimin $1.695.
View this post on Instagram
Disa prej komentuesve shkruajnë:
"Vetëm rrobat e tua, janë më të shtrenjta se shtëpia ime."
"Do vdisja të isha mësuesja e saj."
"Çanta e saj është më e shtrenjtë se telefoni im."
Krahas komenteve për Stormin dhe veshjen e saj, të tjerë vunë re dhe praninë e Travis Scott në video, babain e Stormit dhe duket se njerëzit janë të lumtur dhe me shpresë për një ribashkim të mundshëm të çiftit.