Social Buzz

Mos u panikosni, por ka me miliona insekte në fytyrën tuaj!

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2020

Mos u panikosni, por ka me miliona insekte në fytyrën tuaj!

Gjatë gjithë kësaj kohe, në lëkurën tonë ka patur mites (merimanga të vogla) mikroskopike.

Disa fakte interesante për to:

#1 – Ato kanë ADN të rëndësishme nga e kaluara jonë

Mos u panikosni, por ka me miliona insekte në fytyrën tuaj!

Këto merimanga kanë bashkëjetuar me ne gjatë gjithë evolucionit njerëzor dhe ato që gjenden në fytyrat njerëzore në të vërtetë janë të lidhura me paraardhësit tanë. Ndërsa ne kemi evoluar dhe migruar rreth tokës, merimangat gjithashtu kanë evoluar me ne.

#2 – Ka 2 mites në çdo zonë prej 3 cm katrorë në lëkurë

Mos u panikosni, por ka me miliona insekte në fytyrën tuaj!

Ato qëndrojnë zakonisht në zonën e yndyrshme të lëkurës. Nga studimet, është vënë re se zvarriten në errësirë, por ndalojnë në dritë.

#3 – Mund të shkaktojnë rosacea ose skuqje në fytyrë

Mos u panikosni, por ka me miliona insekte në fytyrën tuaj!

Edhe pse të papërfillshme dhe të padukshme në sy të lirë e gjithashtu të padëshme, në disa raste, prania e këtyre “merimangave mikroskopike”, mund të shkaktojë sëmundje të lëkurës si rosacea ose skuqje.

Njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe sëmundje të lëkurës, kanë më shumë gjasa t’i zhvillojnë këto simptoma.

#4 – Një numër i vogël i tyre, mund të jenë të dobishme

Mos u panikosni, por ka me miliona insekte në fytyrën tuaj!

Sasi të vogla të këtyre merimangave, mund të jenë të dobishme për lëkurën. Kjo sepse ato ndihmojnë në heqjen e lëkurës së vdekur në fytyrën tuaj.

#5 – Shenja që tregojnë se duhet të kujdeseni për mites që gjenden në fytyrë

Mos u panikosni, por ka me miliona insekte në fytyrën tuaj!

Nëse vini re simptoma si ndjesi e djegies, rritje e ndjeshmërisë së lëkurës, skuqje, kruarje apo ekzema, të gjitha këto mund të jenë shenja të pranisë së mites në fytyrën tuaj. Për çdo rast, do ishte mirë të konsultoheshit me një dermatolog.

Burimi: Bright Side