Celebrity

Producentët e ‘Friends’ shpjegojnë frazën e Rachel ‘It is a big deal’

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2020

Producentët e ‘Friends’ shpjegojnë frazën e Rachel

Një nga episodet paksa konfuzues të “Friends” është ai i vitit 1997, premiera e sezonin të katërt me titull “The one with the jellyfish”.

Siç besojmë ju kujtohet, teksa grinden dhe përpiqen të fyejnë njëri-tjetrin, Rachel thotë: “Nuk është kaq e zakonshme, nuk i ndodh çdo djali dhe është gjë e madhe”.

Në një intervistë për Entertainment Weekly, producentët Greg Malins dhe Adam Chase u shprehën:

“Ata po fyenin njëri-tjetrin,” tha Malins. “Dhe kisha këtë idenë në kokë se Rachel i thoshte, “Epo një herë, kur ejakulove shumë shpejt, të thashë se gjithçka ishte në rregull, por nuk ishte.”

Adam Chase u shpreh se skenaristët arritën ta sillnin fjalinë pa qenë nevoja që të ishte eksplicite.