Mund të na ketë ndodhur ta dëgjojmë shprehjen “Happy Wife, Happy Life” (Grua e lumtur, jetë e lumtur), por një studim i ri ka gjetur një përfundim edhe më interesant.
Studimet e mëparshme kanë treguar gjithnjë se bashkëshortët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësin e njëri-tjetri. Sidoqoftë, ky studim na jep një arsye më shumë pse gratë, të cilave iu pëlqen të marrin përsipër më shumë apo të jenë në krye, duhet të vlerësohen.
Një burrë mund të përfitojë nga një grua kontrolluese dhe të jetojë më gjatë dhe më shëndetshëm.
Gratë kontrolluese kanë tendencën të monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, sidomos nëse ata kanë probleme të caktuara, si mbipesha etj.
Gratë janë gjithashtu më të shëndetshme në martesat e lumtura dhe nëse asaj i pëlqen kontrolli, dhe bashkëshorti nuk e pengon ta ketë këtë ndjesi, martesa do të jetë e lumtur dhe gruaja e shëndetshme. Pra, siç po thoshim dhe më parë: grua e lumtur, jetë e lumtur.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptojmë se ka një dallim midis të qenit kontrolluese dhe “të qenit më kontrolluese seç duhet”.
Një imponim drejt një stili jetese më të shëndetshëm, ideve të reja etj është gjithmonë i shëndetshëm në martesë, ashtu sikurse është edhe marrja e iniciativës, por diktimi i asaj se çfarë duhet bërë/thënë në situata të caktuara apo të shprehurit shpesh herë në mënyrë urdhërore, mund ta dëmtojë marrëdhënien në çift.
Burimi: Bright Side, Smart Zune