Celebrity

Shkëmbim partnerësh: Cara Delevingne në një lidhje me këngëtaren

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2020

Shkëmbim partnerësh: Cara Delevingne në një lidhje me

Dikur, Halsey ishte e dashuruar e G-Eazy, (dhe ne të tjerët më ta në këngën Him&I), po ky i fundit tani po jeton një romancë me Ashley Benson, që pak kohë më parë ishte e lidhur me modelen Cara Delevingne.Modelja nga ana tjetër, thuhet se po del me Halsey-in! Nëse u bëtë pak lëmsh, po jua shpjegojmë pak më thjeshtë.  Ish-çiftet kanë bërë shkëmbim partnerësh. Halsey, emri i vërtetë të së cilës është Ashley, dhe Cara janë parë të dalin shpesh me njëra tjetrën dhe sipas burimeve, thuhet se ka diçka më shumë se shoqëri mes vajzave. 

Kurse G-Eazy dhe Benson janë parë duke u puthur gjatë xhirimeve për klipin e ri të reperit. Të gjithë janë paksa konfuzë nga situata aktuale pasi nuk prisnin një kombinim të tillë, por kimia mes tyre nuk mungon.

Shkëmbim partnerësh: Cara Delevingne në një lidhje me

"Të dyja janë shumë të hapura kur vjen puna tek seksualiteti i tyre dhe duan ta shijojnë në çdo lloj dimensioni. Zakonisht ato janë shumë të zëna duke udhëtuar përreth botës, por muajt e fundit kanë ngecur në Los Angeles dhe kështu janë parë më shpesh me njëra tjetrën. Cara madje e ka puthur në sy të miqve të saj dhe njerëzve të tjerë. Eshtë interesante që edhe ish-at e tyre janë me njëri tjetrin tani, por askush nuk është i lënduar dhe kjo ka rëndësi."- janë shprehur burime për The Sun. 

Nga ana tjetër, thuhet se reperi dhe aktorja shihen thuajse çdo ditë dhe nuk humbasin asnjë sekondë për të njohur njëri tjetrin. Çudirat e këtij viti nuk kanë fund, prandaj le të shohim ç'do të ndodhë në vazhdim.

Burimi:Cosmopolitan