Pushteti

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë gjëra, ose asgjë

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2020

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë
Photo Courtesy/@diet_prada

Garderoba e Melania Trump është vendosur shpeshherë në qendër të vëmendjes, zakonisht jo për mirë. Prej kohësh, publiku përpiqet të zbërthejë simbolikën e veshjeve të saj (gjithmonë nëse ka një të tillë), ndonëse ajo vetë nuk është prononcuar kurrë. Megjithatë, duhet thënë se detajet janë shumë të dyshimta për të qenë rastësi, prandaj edhe vëzhgohen me kujdes. Së fundmi, veshja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë fjalimit të saj në Konventën Kombëtare Republikane u vendos sërish në qendër të vëmendjes.

Melania u paraqit me një xhaketë dhe fund të gjelbër ushtarake nga koleksioni Resort 2020 i Alexander McQueen. Veshja e saj u konsiderua nëpër disa media, si New York Times, si një mënyrë për të thënë se ajo është tashmë “një grua në komandë”, ndonëse është e paqartë se për çfarë beteje.

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Nëpër rrjete sociale, të shumtë janë njerëzit që nisën krahasimin e veshjes së Melania-s me atë të disa figurave të njohura të historisë dhe sistemeve të udhëheqjeve jo demokratike, si për shembull:

Udhëheqësi i Partisë Naziste gjermane, Adolf Hitler

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Udhëheqësi i Partisë Fashiste italiane, Benito Mussolini

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Kubës, Fidel Castro

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Irma Grese, një nga rojet në kampet naziste të Ravensbrück dhe Auschwitz, e cila ishte edhe kujdestare e kampit të grave në kampin e përqëndrimit Bergen-Belsen.

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Veshje të drejtueseve të ushtrisë së shtetit komunist të Koresë së Veriut.

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Në tetor të 2018-s, veshja e Zonjës së Parë të SHBA u konsiderua fyese për Afrikën. Në Kenia, Melania vizitoi Sheldrick Wildlife Elephant Project, veshur me një këmishë të bardhë, pantallona khaki dhe çizme të larta. Po në të njëjtën ditë, për një tur në National Park në Nairobi, i shtoi një aksesor tjetër veshjes: një helmetë.

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Helmeta specifike që zgjodhi Melania është e lidhur ngushtësisht me pushtimin kolonial, sidomos në Afrikë dhe pjesërisht në Azi dhe Lindjen e Mesme. Helmeta të tilla konsiderohen ende si simbol i shtypjes së këtyre kombeve nga kolonialistët e bardhë.

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Në 2018-n, kur shkoi të vizitonte fëmijët e imigrantëve të mbetur në kufi me Meksikën, Melania veshi një xhaketë ku shkruhej “I Really Don’t Care. Do U?” (Mua s’më intereson. Po ty?).

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

Veshjet e saj ndodh që konsiderohen edhe si një mënyrë për të “ndëshkuar” presidentin Donald Trump. Në gusht të dy viteve më parë, ish-ndihmësja e Donald Trump, Omarosa Newman, publikoi librin “Unhinged: An Insider’s Account of the Trump White House”, ku tregoi përjetimet e saj për vitin që kaloi në Shtëpinë e Bardhë.

Omarosa shkroi se Zonja e Parë përdor veshjet për të “ndëshkuar” të shoqin, duke iu referuar dy incidenteve specifike. Një herë, në 2016, Melania veshi një bluzë rozë me fjongo (pussy bow blouse) fill pasi u publikua audioja ku Trump mburrej se prekte gratë në vende intime (grab them by the pussy). Rasti i dytë ishte xhaketa Zara "I Really Don’t Care. Do U?”, referuar politikës së Trump kundrejt emigrantëve.

Kjo veshje e Melania Trump mund të nënkuptojë shumë

“Në total, gjithë rebelimet e saj në stil i kanë shërbyer të njëjtit qëllim dhe jo thjesht shpërqëndrimit – strategjisë që bashkëshorti e saj e njeh kaq mirë. Unë besoj se Melania i përdor veshjet për të ndëshkuar të shoqin. E veshi atë xhaketë për të nxitur një debat të gjatë mbi pandjeshmërinë e administratës, për të shkatërruar udhëtimin dhe për t’u siguruar që të mos kërkohej prezenca e saj në udhëtime të ngjashme në të ardhmen,” shkroi Omarosa.

Sipas ish-ndihmëses së Trump, Melania po numëron çdo minutë drejt përfundimit të mandatit që të divorcohet prej tij. Shtojmë këtu se jo pak herë është përfolur se diçka nuk shkon me gjuhën e trupit mes Melania dhe Donald Trump, si për shembull fakti që Zonja e Parë refuzon t’i prekë dorën presidentit Trump.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on