Showbiz dhe TV

Aktorja shqiptare vlerësohet me çmimin 'Aktorja më e mirë' edhe në Brazil

Shkruar nga Anabel

4 Gusht 2020

Aktorja shqiptare vlerësohet me çmimin 'Aktorja më e

Nëpërmjet një postimi në Facebook, regjisorja e filmit "Zana", Antoneta Kastrati, ka publikuar lajmin se Adriana Matoshi, ka fituar çmimin "Aktorja më e mirë", në festivalin Fantaspoa në Brazil për rolin e saj Lume, në filmin Zana.

Ajo shkruan: "Urime e dashur! Je një aktore fantastike! Jam me fat që pata mundësinë të punoj me ty. Jam shumë e lumtur për ty! Më shumë gjëra do të vijnë në të ardhmen."

Edhe vetë aktorja e ka postuar lajmin në Instagram:

Aktorja shqiptare vlerësohet me çmimin 'Aktorja më e

Filmi "Zana" është një film i zhanrit dramë, i publikuar në 2019-ën. Ai i përzgjodh si prurja kosovare për Best International Feature Film (92nd Academy Awards), por nuk u nominua. 

"Zana" flet për një grua kosovare, e cila e ndikuar nga e kaluara e saj dhe nga presioni i familjes për të kërkuar një trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, lufton pritshmëritë ndaj një gruaje për mëmësinë mes brutalitetit të kohës së luftës.