
Miranda Kerr ndau mendimin saj mbi ndarjen e Orlando Bloom dhe Katy Perry, duke folur në emisionin Kyle & Jackie O Show të KIIS FM të mërkurën, më 3 shtator. Supermodelja konfirmoi se ndarja e ish-burrit të saj me këngëtaren ishte miqësore dhe se ata janë në kontakt, për hir të vajzës së tyre, Daisy.
"I pashë vetëm gjatë fundjavës. Po festonim ditëlindjen e Daisy-t", tha Kerr, e cila ka një djalë 14-vjeçar, Flynn Christopher Blanchard Copeland, me Bloom.
"Jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Katy është e mrekullueshme, e dua."
View this post on Instagram
Miranda Kerr theksoi më pas se sa e rëndësishme është të ruhet “harmonia” pas një ndarjeje kur ka fëmijë.
“Nëse ka armiqësi, vetëm dëmton”, vuri në dukje ajo.
Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmuan fundin e lidhjes së tyre më 3 korrik.
Modelja më herët ka thënë se e vlerëson "familjen moderne" që ajo dhe bashkëshorti i saj model Evan Spiegel kanë krijuar. Miranda Kerr dhe Evan Spiegel kanë tre fëmijë: Hart, 7 vjeç, Myles, 5 vjeç dhe Pierre, 18 muajsh, ndërsa Perry dhe Bloom kanë Daisy, 5 vjeç.
"Ne shkojmë me pushime familjare së bashku, shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndihemi shumë mirë që kemi këtë familje të madhe."