Muzika

Për herë të parë, Sunny Hill Festival edhe në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2020

Për herë të parë, Sunny Hill Festival edhe në

Sunny Hill Festival, i cili këtë herë u anulua në Kosovë për shkak të pandemisë, për herë të parë do të organizohet edhe në Shqipëri. Në një intervistë për Adi Krastën, Dukagjin Lipa, themeluesi dhe organizatori i Sunny Hill, foli për planet e ardhshme të festivalit.

“Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri netë do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Nuk e di sa e keni parë, por përmes festivalit kemi dalë me lajme pozitive në The New York Times, The Guardian, The Economist.”

Sunny Hill është festival që organizohet nga Dua dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.  Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, që u themelua rreth 3 vite më parë. Ceremonia hapëse e tij u organizua përmes koncertit që Dua mbajti në Prishtinë më 9 gusht asokohe ku premtoi se gjithë të ardhurat do të shkonin për bamirësi. Në gusht të vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë. Vjet, në konferencën për shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do të dhurohen 150,000 euro për të ndërtuar Sunny Hill Academy - një qendër e re e artit dhe inovacionit.