Celebrity

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të parë: Zbulohet gjinia dhe emri i bebit

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2020

Joe Jonas dhe Sophie Turner, prindër për herë të parë:

Joe Jonas dhe Sophie Turner raportohet se janë bërë prindër për herë të parë. Sipas TMZ, Sophie solli në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta quajnë Willa.

Deri në këto momente, çifti nuk ka reaguar. Kur lajmi i shtatzënisë u bë publik në shkurt, Just Jared raportoi se ata duan ta mbajnë këtë fazë të re të jetës larg vëmendjes mediatike. Nuk funksionoi sa duhej, por të paktën u përpoqën.

Ata u njohën në vitin 2016 dhe u fejuan në tetor të 2017-s. Joe dhe Sophie u martuan ligjërisht në Las vegas në maj të 2019-s, ndërsa ceremoninë e dasmës e organizuan verën e vjetshme në Château du Martinet, në komunën Avignon, Francë.